Të dashur bashkatdhetarë Ju, që jeni nga Maqedonia e Veriut dhe jetoni e veproni në Zvicër, pastaj vëllezër të të gjitha trevave shqiptare kudo që gjendeni, kam nderin dhe respektin e veçant, që t`ju uroj 28 Nëntorin, këtë ditë kur është festa më e madhe kombëtare për të gjithë shqiptarët kudo që gjenden.
Kujtojmë 28 nëntor, 1443 – Rikthimi triumfant i Gjergj Kastriotit në Krujë (Nëntori i Parë)
Pastaj, kujtojmë 28 nëntor 1912 – Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
E kemi edhe 29 nëntor 1944 – Çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)
Kujtojmë 28 Nëntorin e legjendarit, Adem Jashari.
Nuk do ta harrojmë edhe sakrificën e atdhetarëve ndër vite për një Shqipëri të pavarur. Lavdi dëshmorëve të kombit! Jeta dhe vepra e tyre jeton në flamurin kombëtar, kuq e zi!
GËZUAR FESTËN KOMBËTARE, DITËN E PAVARËSISË!
Të jemi të bashkuar dhe të punojmë e veprojmë për të mirën e përgjithshme!
Gëzuar për shumë vjet,
Rexhep Demiri
( Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri është Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bern të Zvicrës)