Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, sot e ka vizituar aktori i njohur jo vetëm në atdheun tonë por gjtihandej evropës. Sukseset e tija dita ditës po shihen. Në lidhje me këtë takim edhe vetë z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih e përshkruan përmes disa fjalëve në rrjetet sociale.
„Sot kishim kënaqësinë të presim në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, aktorin Ridvan Murati, i cili është pjesë e festivalit prestigjioz të filmit Berlinale me filmin “Heldin”.
Ky bashkëprodhim zvicerano-gjerman, me regji të Petra Volpe dhe aktoren Leonie Benesch, u mirëprit ngrohtësisht në premierën e tij më 17 shkurt 2025 në Berlin – një datë domethënëse që përkon me 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Filmi u shfaq edhe në Cyrih më 22 shkurt dhe nga 27 shkurti do të jetë në të gjitha kinematë zvicerano-gjermane. Shtete si Italia, Franca, Spanja dhe vendet skandinave kanë shprehur interes për ta sjellë atë në tregjet e tyre kinematografike.
“Heldin”, sjell një dramë të fuqishme mbi sfidat e punonjësve të kujdesit shëndetësor, duke ndriçuar përpjekjet e tyre të përditshme në kushte të vështira. Ridvan Murati e theksoi rëndësinë e këtij filmi dhe interesin e jashtëzakonshëm që ka ngjallur në Zvicër e Gjermani, me pritshmëri të mëdha për sukses në kinema. I urojmë suksese të mëtejshme Ridvanit dhe të gjithë ekipit të filmit Heldin! „