Në lidhje me këtë takim na njofton edhe vetë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari, ku ndër të tjera shkruan:
Mirëseardhje në Ambasadën e Republikës së Kosovës ambasadorit Ryuta Mizuuchi, i cili posa e ka përfunduar mandatin e tij si ambasador i Japonisë në Republikën e Kosovës. Falenderime të përzemërta për kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve shumë të mira në mes të dy vendeve tona!“
Japonia hyn ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, respektivisht me datën 18 mars 2008. Marrëdhëniet diplomatike në mes të dy shteteve janë vendosur në shkurtin e vitit 2009, ndërsa Republika e Kosovës ka hapur Ambasadën në Tokio në korrik të vitit 2010, kështu duke u bërë ambasada e parë në kontinentin e Azisë. Japonia ka hapur ambasadën në Prishtinë në janar të vitit 2021. Japoni është një shtet partner, mik dhe një prej mbështetësve kryesor të Republikës së Kosovës.
helveticALforum