/ Luzern, 16 shkurt
Shkëlqesia e Tij, Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut i shoqëruar nga z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore edhe këtë të diele në mesin e bashkatdhetarëve mu në prag të datës 17 shkurt, ditës së madhe të kombit të pavarësisë së Kosovës, 17 vjet shtet Kosova dhe në 17 vjetorin e themelimit të shoqatës Cërvica me seli në Zvicër mori pjesë në manifestimin e organizuar nga shoqata.
Prezenca e tij në këto manifestime ka ngjallur frymëzim të padiskutushëm në mesin e mërgatës sonë. Ata thuajse në çdo manifestim e duan që të jetë prezent sepse prezenca e tij është mbështetje e madhe e mërgatës. Është për të përshëndetur të gjithë ate energji pozitive që e ka Ambasadori, Demiri. Modestia dhe përkushtimi i tij që të jetë sa më afër mërgatës ka dhënë rezultate pozitive dhe dita ditës po jep. Në manifestim kishin marrë pjesë shumë mërgimtarë dhe në mësin e tyre ishte edhe kryetari i Kërçovës shumë i nderuari që gëzon autoritet tek thuajse çdo pjesë e Kërçovës dhe jo vetëm, z.Fatmir Dehari.
Ja se si e përshkruan edhe me disa fjalë manifestimin e sotëm Shkëlqesia e Tij, z. Rexhep Demiri:
“Shoqata Humanitare Cërvica në Zvicër shënoi me dinjitet dhe sukses 17-vjetorin e themelimit të saj, duke e lidhur këtë përvjetor me 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Me nder dhe kënaqësi të veçantë, mora pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, me ftesë të kryesisë së Shoqatës dhe kryetarit z. Ali Spahiu.
Pavarësia e Kosovës përbën një nga momentet më madhore të historisë sonë kombëtare, një akt i guximshëm dhe i drejtë që përfaqëson përkushtimin dhe sakrificën e brezave të tërë për liri dhe shtetndërtim. Të shënojmë këtë ditë të rëndësishme bashkë me bashkatdhetarët tanë në Zvicër dhe me anëtarët e Shoqatës Humanitare Cërvica ishte një përvojë frymëzuese dhe emocionuese, që dëshmon fuqinë e diasporës sonë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe mbështetjen e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit dhe konsolidimit ndërkombëtar.
Shpreh mirënjohjen time të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe për organizimin e shkëlqyer të këtij manifestimi. Përkushtimi juaj i palëkundur për ta mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe për të ndihmuar komunitetin është për t’u vlerësuar dhe për t’u marrë si shembull. Me respekt të lartë”.
helveticALforum