Nuk është hera e parë që e shohim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri edhe nëpër aktivitete sportive të organizuara nga mërgata shqiptare. Përkrahja e tij është e madhe edhe në kulturë dhe është urë uniteti për mërgatën tonë.
Fjalë pak e me vepra shumë, z.Demiri e njeh mirë shpirtin e mërgatës sonë, që kanë kontribuar e kontribuojnë edhe sot për të mirën e vendit. Ai është munduar dhe mundohet që të jetë sa më afër bashkatdhetarëve. Modestia e tij dhe dinjiteti i një personaliteti të kompletuar ka dhënë besim tek të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
Nuk e shikon a është e shtune apo e diele, ai kur e jep fjalën është në takim, kështu thojnë shumë bashkatdhetarë, ose të gjithë ata që e njohin. Fjala e tij e dhënë për përkrahje është punë e kryer e kryen me shumë përgjegjësi.
E dje, e diele me datë 19.01 u zhvillua edhe një aktivitet dhe kësaj here sportiv, aty ishte i ftuar edhe z.Demiri dhe ai dha shumë peshë asaj ngjarjeje. Të gjithë të pranishmit e mirëpritën Ambasadorin dhe ai me modestinë e tij bënte tifo për lojën më të mirë, për ata që luanin më mirë.
Ja se çka thotë ndër të tjera z.Demiri për ate ngjarje:
„Të nderuar bashkëvendas e nderuara kryesi e Shoqatës Humanitare „Tuhini“, të gjithë ju që ishit pjesë e Turnirit „Tuhini 2025“ dhe ju që kontribuat për këtë eveniment sportiv, kam nderin edhe ate me plot zemër që t`ju falënderoj për ftesën. Ishte kënqaqësi e veçant që të jem në mesin tuaj, t`ju takoj dhe të përcjellim ndeshje të mira në futboll.
Kjo dëshmon, se ne jemi të bashkuar dhe e nderojmë njëri tjetrin. Kudo që jemi duhet të jemi të bashkuar. Faleminderit për mirënjohjen e kryesisë, faleminderoj edhe shoqatën „Kastrioti“.
Kastrioti arriti vendin e dytë, kurse Alban Bajrami u zgjodh si lojtari më i mirë i turnirit.
Faleminderit nga zemra lojtarëve që dhanë gjithçka në fushë, deri në finale arritëm pa asnjë humbje. Respekte pafund për ekipin dhe kryesin e shoqatës „Kastrioti“
Rezultati:
Kastriori — Tuhin senioret 1-0
Kastrioti– Uskana shafausen 2-0
Kastrioti–Cervica 3-0
Kastrioti–Shoqata Zajazi 3-1. U takofshim edhe herave të tjera. Të jemi bashkë se vetëm bashkë jemi të forte dhe e ruajmë gjeneratën e re që po vjen që të mos ketë shkëputje me atdheun e të parëve. Falënderojmë edhe shtetin pritës, Zvicrën dhe popullin e saj, që po na mundëson që të organizohemi edhe në sport”. Ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri u mirëprit nga të gjithë dhe realizuan edhe foto kujtimi.
helveticALforum