/ Emmen/Luzern, 5 shkurt
Nuk është hera e parë, që Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri që takon bashkatdhetarë të devotshëm të fushave të ndryshme të shoqërisë edhe ate nëpër takime të ndryshme, por edhe në ambasadë e që janë imazh i mirë për shoqërinë tonë, por edhe për shtetin pritës e në këtë rast Zvicrës.
Ai është munduar e po mundohet, që të jetë sa më afër bashkatdhetarëve, duke e ditur dhe njohur kontributin e tyre dhe për ti përkrahur edhe në të ardhmen. Mbrëmë ai ka pasur një takim vëllazëror me disa veprimtarë ku për më në detaje ai na informon dhe ja se si shprehet ndër të tjera:
„Mbrëmje e Veçantë me Personalitete të Spikatura të Diasporës Shqiptare në Zvicër.
Më datë 05.02.2025, pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në një darkë të veçantë me disa personalitete të shquara të komunitetit shqiptar në Zvicër: Kryetarin e Nderit të Rrjetit të Biznesit për Zvicrën Qendrore, z. Florim Useini, z. Besim Laci dhe boksierin e talentuar z. Mersim Zeqiri, kampion ndërkombëtar i padiskutueshëm me titujt prestigjiozë UBO dhe UBF, ende i pamposhtur në karrierën e tij sportive.
Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte organizimi i eventit të radhës të z. Zeqiri, i cili do të mbahet më 11 Tetor 2025 në Uster, Zvicër. Ky aktivitet përfaqëson jo vetëm një mundësi për të promovuar sportin, por edhe një rast për të festuar sukseset e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.
Jam thellësisht i përkushtuar në mbështetjen e bashkëkombësve tanë dhe veçanërisht krenar për përfaqësimin e denjë të kërçovarve në arenën ndërkombëtare. Të tilla takime dhe iniciativa janë një shembull i shkëlqyer i vlerave që na bashkojnë dhe na çojnë përpara“. Padyshim, se edhe z. Useini, z. Laci dhe boksieri i talentuar z. Mersim Zeqiri u ndanë shumë të nderuar me takimin në fjalë dhe i janë mirënjohës Ambasadorit për përkrahjen e vazhdueshme.
helveticALforum