„Modestia është bukuria e vetme që mund t’i shtohet lavdisë“. (Charles Pinot Duclos). Në Luzern në një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e tij, z. Rexhep Demiri, z. Visar Robelli, kryetar i Rrjetit të Bizneseve për Zvicrën Qendrore, z. Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit, z. Mehdi Avdijaj, kryetar i shoqëris aksionare, z. Shaqir Alushaj – ish arkatar, z.Albert Gjukaj, afarist i njohur, z. Rafet Ademi, veprimtarë i kauzës sonë kombëtare. Ambasadori Demiri përcolli urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët, që të kenë rrugë të mbarë dhe pushime të mira verore, meqë jemi afër pushimeve. Ambasadori Demiri ndër të tjera tha, se diaspora shqiptare, ishte, është dhe besoj se do të mbetet arteria kryesore e së mirës në atdhe. Modestia e tij ka bërë që të jetë shumë i dashur, jo vetëm për bashkatdhetarë nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga të gjitha trevat tjera shqiptare. Edhe me miqtë nga Rrjeti i Bizneseve u përshëndetëm dhe uruam njëri tjetrin pushime të mbara dhe për projekte të tjera në të mirë të përgjithshme. Ju falënderoj për mikëpritje në emrin tim personal dhe në emër të Institutit Helvetikë të Evropës Juglindore me seli në Cyrih! Nderime! Kështu shkruan, PhD. Dashnim Hebibi në profilin e tij në FB.