Dje (21.1.2025), në kuadër të aktiviteteve të ambasadës në Berlin për inicimin dhe avancimin e bashkëpunimit me landet (krahinat) e ndryshme federale, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, Prof.dr. Ylber Sela realizoi një takim me Shefen e Përfaqësimit të landit të Saksonisë-Anhalt në Berlin, sekretaren shtetërore Simone Grosner.