Kryetarja e Preshevës, zonja Ardita Sinani, uron gjithë diasporën shqiptare që është nisur e që do të nisen për në atdhe që të vijnë mirë. Ja se çka shkruan ajo ndër të tjera:
„Të dashur mërgimtarë,
Për ju që do të vini ditëve në vijim, ju uroj rrugëtim të mbarë dhe të sigurt. Për ata që tashmë kanë mbërritur, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj. Ju dëshiroj qëndrim të këndshëm pranë më të dashurve tuaj.
Preshevën do ta ndërtojmë së bashku, sepse ajo është shtëpia jonë e përbashkët“.
helveticALforum