Sapo ka përfunduar një manifestim modest, kushtuar festës kombëtare të 28 nëntorit në Shtëpinë e Kulturës në Preshevës. Ishin të pranishëm shumë personalitete nga Lugina e Preshevës e në mesin e tyre edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z.Bardhyl Canaj.
Salla ishte e përmbushur përplot me banorë të asaj etnie dhe kishte një program shumë të pasur kulturo-artistik. Në një postim në rrjetet sociale, zonja Sinani, e para e Prshevës, shkruan se: „Sot, Presheva u bë qendra e kremtimit të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur me krenari Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadorin, z. Bardhyl Canaj.
Në këtë ditë historike, bashkë me qytetarët e Luginës, nderuam sakrificën dhe vizionin që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. Qoftë kjo ditë simbol i krenarisë, bashkimit dhe forcës së shqiptarëve kudo në botë.
Presheva sot dëshmoi sërish se është zemra e Luginës shqiptare dhe një zë i fortë i kauzës kombëtare. Urime 28 Nëntori!“, shkruan ndër të tjera zonja Sinani.
Siç mëson helvetikALforum.ch, në këtë manifestim ishte edhe z.Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së dhe Deputet i Parlamentit të Serbisë, pastaj Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Prof.dr.Ragmi Mustafa, Zëvendës Kryetar i Komunës së Preshevës dhe shumë të tjerë.
Për qytetarët e kësaj ane ishte i veçant ky manifestim, sepse nuk ishin mësuar të festojnë në këtë mënyrë e duke shpresuar se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë. Edhe Ambasadori Canaj ndër të tjera kishte thënë, se e sivjet festën e kemi filluar nga Presheva.
helveticALforum.ch