Fadil Selmani, veprimtar i shquar i kauzës kombëtare, bëmirës dhe lobist i palodhur për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.
Duke jetuar dhe vepruar në Zvicër, Fadil Selmani njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm në çështjet kombëtare, duke mos harruar asnjëherë atdheun dhe njerëzit e tij. Me këtë rast të dhimbshëm, ai iu drejtua familjes Thaçi me fjalë ngushëlluese dhe respekt të thellë:
“Me rastin e ndërrimit të jetës të babait të ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi (që po mbahet padrejtësisht në Hagë me bashkëluftëtarët e tij), në emrin tim personal, të familjes sime dhe atdhetarëve të Dardanisë Verilindore (Medvegjë), ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit, miqve dhe gjithë rrethit të gjerë shoqëror. Shpirti i Bacit Haxhi pushoftë i qetë në Parajsë! Lamtumirë.”
Ngushëllimi i Fadil Selmanit reflekton dhembshuri dhe solidaritet me familjen Thaçi, duke përkujtuar rolin e të ndjerit Haxhi Thaçi si një prind i përkushtuar dhe figurë e nderuar në komunitetin shqiptar.
helveticALforum