Konsulli Nderi i Shqipërisë në Hungari, njëherit filantropi me prejardhje nga Presheva, ai nuk po ndalet së kontribuari për të mirën e kombit. Kështu, që ditën e shtunë me datë 23 nëntor 2024, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Fülöpszállás, z. Gyula Gubacsi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dhënies së emrit “Skënderbej ” sallës së sportit të kësaj qyteze.
Me këtë rast, në shenjë nderimi të miqësisë së veçantë shqiptaro-hungareze, në cilësinë e Konsullit të Nderit, ai mbjelli një pemë zambak (liliomfa) që ruan një gjelbërim të përhershëm dhe jeton deri në 200 vjet.
Po kështu, z.Hafuzi e dhuroi edhe tavolinën e mundjes së krahut, që është e dizenjuar nga miku i tij, László Kelemen, kampion bote në këtë sport.
Siç e kemi përmendur edhe disa herë në shkrimet tona për z.Avni Hafuzi, ky sport i mundjes së krahut ( Szkanderozás) e ka marrë emrin nga heroi ynë kombëtar, që i zgjidhte ushtarët e vet pas provës së mundjes së krahut, me të cilin do të përdornin shpatën e rëndë të kohës. E merita i shkon z.Hafuzi, që sot, thuajse të gjithë që merren me këtë sport e dijnë realitetin, falë punës që ka bërë me fakte.
Këtë ceremoni e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe z. István Nagy kryetar i bashkisë së Szoltszentimre. Z.Hafuzi Falënderoi nga zemra veçanërisht dy kryetarët e bashkive të Fülöpszállás dhe të Szoltszentimre, mjeshtrin e kuzhinës, Martin Balogh për gulyasin e shijshëm që përgatiti për drekën që u shtrua me këtë rast, televizionin e Kecskemét dhe z. David Beniczki, gazetar i gazetës “Vira”!
Një falënderim nga zemra shkon dhe për pjesëmarrësit në këtë ceremoni, ku nuk mund të le pa përmendur miqtë e diasporës sonë! Z.Hafuzit nuk i munguan edhe plisat e bardhë, që dha vërtetë emocione të shumta tek të pranishmit. Z.Hafuzi dhe kontributi i tij është i jashtëzakonshëm në Hungari dhe jo vetëm.
Ai me këtë rast, uroi të gjithë shqiptarët kudo që janë, gëzuar ditën e Flamurit Kombëtar, duke përcjellur edhe një mesazh, se na duhet punë më shumë, unitet dhe të mos e harrojmë Luginën e Preshevës, ate zonë, ate etni shqiptare, që nuk është si do të duhej të jetë.
FOTO;
helveticALforum.ch