Ishte ndeshja e parë të play-off-it të Champions League. Bayerni bën hapin e parë drejt të tetës së finales.
Rezultatet
Celtic – Bayern 1:2 (0:1)
Feyenoord – Milani 1:0 (1:0)
Monaco – Benfica 0:1 (0:0)
Olise në minutën e 45-të dhe Kane në atë të 49-tën, shënuan për fitoren e madhe të skuadrës gjermane.
Për vendasit realizoi Maeda (79’).
Benfica befason duke fituar me 1:0 në konak të Monaco-s.
Pavlidis shënoi në minutën e 48-të për fitoren e skuadrës portugeze.
Milani mposhtet në Roterdam me 1:0 nga Feyenoordi.
Futbollisti Paixao shënoi në minutën e 3-të për fitoren e vendasve.
Goli i hershëm ia “preu këmbët” lojtarëve të Milanit./ K.Goca