Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka garantuar se do të realizohen ndryshime të rëndësishme për diasporën shqiptare, duke filluar me heqjen e taksimit të dyfishtë në aktet e para. Gjatë një takimi virtual me komunitetin shqiptar jashtë vendit, Berisha falënderoi për sugjerimin dhe theksoi se ky problem do të zgjidhet pa asnjë diskutim.
Pjesë nga fjala e Berishës
Ju garantoj se do të bëhet pa asnjë diskutim dhe ju falënderoj për sugjerimin që bëni në lidhje me heqjen e taksimit të dyfishtë në aktet e para, sikundër ju garantoj ju se, do të shumëfishohen zyrat konsullore në të gjitha vendet ku jetoni.
Unë e kuptoj se çfarë mundimesh keni ju për të udhëtuar nga një qytet në një qytet tjetër për shërbimet konsullore.
Ne do të zbatojmë praktikën më lehtësuese për këto shërbime dhe ky është një shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga ju, njofton oranews.