Sipas burimeve të helveticALforum, se Shefi i Misionit Konsullor në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha, përfundoi takimin me Presidentin e Qeverisë Kantonale, ai vizitoi edhe Priftin Bede Nwadinobi, Administrator dhe Udhëheqës i famullisë në Nidwalden. Ja se si e përshkruan vizitën e tij përmes një postimi në FB, z.Berisha:
„Kisha nderin e veçantë që sot për herë të parë të mirëpritem në Kantonin Nidwalden, ku pata kënaqësinë e veçantë të takojë Zv.Presidentin e Qeverisë Kantonale, Dr. Othmar Filliger, njëherësh Udhëheqës i Departamentit të Ekonomisë dhe anëtaren e Qeverisë Kantonale, znj. Michèle Blöchliger, nga Departamenti i Financave.
Nidwaldeni dhe Kosova ndajnë një lidhje të veçantë përmes Swisscoy-it, ku ushtarët zviceranë përgatiten në Swissint në Oberdorf për të shërbyer si paqeruajtës në Kosovë. Këto marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi i sinqertë tregojnë vlerën e shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve tona.
Veçanërisht ishim të nderuar me vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në ndërtesën e Parlamentit Kantonale të Nidwaldenit.
Falënderojmë edhe një herë për mikpritjen e veçantë dhe të përzemërt dhe shprehim mirënjohje për angazhimin në krijimin e urave të reja ndërmjet Kosovës dhe Nidwaldenit“.
Pas takimit z.Berisha, ia bëri një vizitë edhe priftit Bede Nwadinobi, Administrator dhe Udhëheqës i famullisë në Nidwalden“, ku ai falënderon për mikpritjen e ngrohtë.
helveticALforum ka përcjellur gjatë gjithë ditës këtë vizitë të rëndësishme të z.Berisha dhe është për të përshëndetur për angazhimin e tij maksimal për të ruajtur dhe forcuar edhe më shumë miqësinë me shtetin zviceran, me shtetin mik të kombit tonë, me shtetin si atdhe të dytë të 400.000 bashkëkombasve që jetojnë dhe veprojnë.
helveticALforum
credits Kanton Nidwalden