„Gjatë muajit dhjetor, na u desh të blinim një kg fasule në atdhe. Çmimi ishte shumë më i shtrenjtë se sa në Zvicër. E pyetëm veten, “si po ia del ky popull?!
Fotot e dëshmojnë edhe atë që po e përmend“. Edhe më e keqja, fasulja nuk ishte e vendit, por e ardhur nga Azia. Shkak prodhimi i ulët.
Kështu na shkroi një mërgimtar nga Komuna e Preshevës, i cili jeton e vepron në Zvicër. Nëse fasulja është më shtrenjtë në Kosovë sesa në diasporë, atëherë kemi një pasqyrë të qartë të realitetit të idhët ekonomik. Rroga të ulëta, ushqimi i shtrenjtë. Faji ndoshta edhe mos kultivimi i saj i duhur.
Por, kërkesa është e madhe, kur dihet se është pjesë shumë e rëndësishme e sofrës shqiptare. 2 kg fasule në Zvicër edhe ate në shitore të njohura kushtojnë edhe ate pa zbritje, 7.90 franga.
Por kur diçka bazike si fasulja kthehet në luks, atëherë është koha për të pyetur seriozisht: pse është kjo situatë?
helveticALforum