Kur dëshirojnë njerëzit të takohen gjejnë rrugë. Këto ditë gjatë qëndrimit tim në CH, profesor Burhan M. Morina, ish nxënësi i viteve të vështira. Ai mbaroi Gjimnazi “Ismail Qemali” Kamenicëë, në vitin 1992. Dhe ato ishin vite që mundem të mundim represionin e dhunën serbe.
Burhani ishte në klasën ku vërtet mësohej për të ardhmen. Po këtë ditë mbrëmja na bashkoi edhe me publicistin e shkrimtarin PhD. Dashnim Hebibi. U kënaqëm në biseda të ngrohta në pambarim. Pimë kafe aty ku shihen lartësitë e Curihut! E kuptova se dy dhe shumë të tjerë,ecin me lartësitë e këtij vendi. Ëndrrojnë për të ngritur vendin tonë në këto maje.
Burhani, në bisedë sa shumë e ndjente vendlindjen, Dashnimi, brengosej për vendlindjen – Preshevën. ( Duke e ditur se si është gjendja reale në atë etni shqiptare). Çfarë të thoshja unë me gjithë konsideratat e tyre. Sa i ndjeja arritjet e tyre, kur bashkëbisedon, duke prekë rezultatin e jetës për të ardhmen, domosdo ndjehesh i lumtur! Faleminderit për takimin në reflektimin i dritave të një nate në Curih!
Nga Prof. Nexht Rexha