Ky fillim vit për Konsullatën e Kosovës në Cyrih, filloi me sukses dhe me një super lajm. Është më i zëshmi, më unifikuesi, më punëtori e modesti, z.Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih që e ndanë një gëzim me të gjithë, kur iu dha pasaporta e Kosovës edhe z.Islam Alijaj, deputet i shtetit helvetik. z.Alijaj kishte letërnjoftimin, por pasapotën jo dhe tash e ka edhe pasaportën.
Ja se çka shkruan z.Berisha ndër të tjera:
“Në fillim të këtij viti, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, patëm kënaqësinë të mirëpresim Deputetin e Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, z. Islam Alijaj, i cili u pajis për herë të parë me pasaportën e Republikës së Kosovës.
Ky moment simbolik thekson rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke pasqyruar vlerat dhe lidhjet tona të përbashkëta“. Edhe viti 2025 do të jetë sigurisht me shumë projekte dhe sa më afër bashkatdhetarëve tanë edhe ate në çdo kohë, duke e ditur punën e madhe që e ka pasur gjatë vitit 2025, z.Berisha dhe stafi i tij.
helveticALforum