Politikologu PhD. Dashnim Hebibi që jeton e vepron në Zvicër, thekson se Diaspora duhet të merret me veten e saj. Tashmë e kemi shtetin e pavarur të Kosovës dhe do të duhej që shteti i Kosovës të kontribuoj më shumë për diasporën dhe jo të shikohet diaspora si fabrikë që prodhon të holla. Nuk dua të ndalem te kontributi i diasporës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Më e rëndësishmja është se do të duhej që ata që kanë mundësi të investojnë në Kosovë, por edhe kushtet duhet krijuar maksimalisht. Po vijnë gjeneratat e reja të mërgatës dhe kuptohet se nuk është edhe mentaliteti i tyre ekonomikë që të investohet kur për një dokument duhet pritur gjatë dhe probleme të tjera. Sa e sa të rinjë po shkollohen në diasporë, kontributi i tyre do të ishte i mirë për Kosovën, por duhet krijuar kushte.
Diaspora e Kosovës do ta ketë rastin në zgjedhjet e shkurtit që të dëshmojë se dje kishte votuar një individ dhe që nesër do t` ia japë besimin një individi me stafin e tij, i cili, gjatë karrierës së tij politike ka pasur performancë të lakmueshme, me të cilën nuk e ka dëshpëruar askënd. Këtu kujtoj Faik Konicën, Ali Asllanin, Fishtën, Nolin etj. Ta shikojmë gjendjen pa emocione politike. Emocionet duhet lënë anash. Na duhen profesionista të fushave të ndryshme të jetës e jo me hatër.
Shpesh emocionet mendojmë se janë të mira në shkencë apo politikë, por është e kundërta. E dijmë se ku jepet apo tregohen emocionet. Pastaj, si të votohet për deputet një person që nuk ka profil të tij, por niset nga dikush tjetër. Duhe të mendojmë shumë se kujt po ia japim votën.
Nuk po votojmë për një person, por për një tërësi, pra për një ekip, sepse ata deputet do të ngrisin zërin për qytetarët e saj. Edhe përfaqësues të mirë ka pasur diaspora, por si duket nuk iu kanë dhënë hapësirë. Çka po bëhet, a krejt duhet të merremi me politikë? Po çuditem me disa, ndoshta edhe kanë të drejtë, sepse e vetmja mënyrë për të hapëruar në profesion ka mbetur petku politik. E ky është realitet i hidhur. Sigurisht se do të shohim në ditët në vazhdim, se X kaloi në ate parti e kështu me radhë, spektakle. Gjithashtu, vizita të tjera edhe nëpër diasporë edhe pse fushata në “heshtje” ka filluar moti, thekson ai ndër të tjera gjatë një bashkëbisedimi.
helveticALforum