Të dashur studentë,
Parlamenti Studentor, në bashkëpunim me Fakultetin e Filologjisë dhe Departamentin e Gjermanistikës, organizon, në kuadër të aktiviteteve të fundvitit, Ditën e Filmit, një ngjarje që do të shndërrohet në traditë në Fakultetin e Filologjisë.
Ky aktivitet do të nisë nga Departamenti i Gjermanistikës dhe do të vijojë në muajt e ardhshëm me drejtimet e tjera të Fakultetit të Filologjisë. Filmi që kemi përzgjedhur është “Ingeborg Bachmann: Reise in die Wüste”, i cili do të shfaqet më 17.12.2024, në orën 16:00, në sallën “Idriz Ajeti” me titra anglisht. Andaj, ju ftojmë të merrni pjesë!
Me respekt,
Parlamenti Studentor
Nga Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë