Dita e Verës, festa që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rinovimin e natyrës në “kryeqytetin e pranverës”, Elbasan ka nisur që herët në mëngjes.
Qyteti është shndërruar në një “skenë” të madhe festive, ku mijëra qytetarë dhe vizitorë nga gjithë vendi janë mbledhur për të marrë pjesë në atmosferën magjike që e bën Elbasanin zemrën e kësaj feste.
Karnavalet e fëmijëve të shkollave, me kostume të gjalla dhe ngjyra pranverore, i kanë dhënë gjallëri rrugëve të qytetit.
Tingujt e muzikës popullore, aromat e ballokumeve dhe panairet me produkte tradicionale kanë krijuar një mozaik emocionesh që përfshin të gjithë, të vegjël e të mëdhenj.
Nga çdo cep i Shqipërisë, vizitorët janë mbledhur për të jetuar atmosferën e veçantë të Ditës së Verës.
Festimet do të kulmojë me koncertin e mbrëmjes, ndërsa më 15 dhe 16 Mars festimet do të vijojnë me aktivitete për fëmijë, panaire tradicionale dhe evente kulturore, njofton rtsh.