Bashkësia Shqiptare e qytetit të Rovinjit dhe kryetari Viktor Ramaj, organizoi manifestimin “ Ditët e kulturës Shqiptare”.
Në këtë manifestim nëpërmjet këngëve dhe valleve, u përcoll një pjesë e kulturës dhe traditës sonë shqiptare. Ishte një manifestim i mrekullueshëm i cili u madhështua dhe u begatua nga performanca e Shoqata kulturore shqiptare “Shkëndija” dhe shoqërisë kulturore artistike “Minatori” nga Kosova dhe patjetër që prania e veteranëve të luftës ishe madhështi në vete. Kryetari i Unionit z. Çollaku morri pjesë dhe natyrisht që një event i tillë nuk duhet të harrohet asnjëherë, ku poashtu përveq të lartpërmendurve edhe qendra kulturore e fëmijëve të Prishtinës me drejtoreshë znj.Ariana Kasapolli, të cilët me veshje dhe kostume tradicionale Shqiptare e madhështuan këtë ngjarje.
Në këtë ngjarje ishin prezent zëvendëa kryebashkiaku i Rovinjit z.David Modrušan, kryetari i këshillit të qytetit te Rovinjit z.Emil Ninčevića, kryetari i IDS për qytetit rë Rovinjit z.Marčelo Mohorović, kryetari i këshillit të prefekturës së Istrës z.Frok Lekaj, kryetari i këshillit të qytetit të Rovinjit z.Abedin Ramadani, kryetari i shoqatave të dala nga lufta z.Tom Kaqinari, drejtoresha e ansamblit “Zëri i Kosovës” nga Fushëkosova z.Nurie Avdiu, e njëkohsisht shumë shqipëtarë nga e gjithë Kroacia ku salla e teatrit kombtar të qytetit të Rovinjit u nbush plot e përplot.
U prezantuan këngë e valle shqiptare ku krerët e qytetit të Rovinjit u befasuan jashtzakonisht shumë me këtë manifestim i cili me një madhështi të jashtzakonshme shpalosi anën e bukur tonën me djemët dhe vajzat e reja nga Kosova.
E sigurisht që për fund vjen edhe sheqeri, Shoqata kulturore shqiptare “Shkëndija” të cilat do ti përkrahim gjithmonë të cilët në fillim të këtij manifestimi ia dhanë një pamje tjetër në krahasim me manifestimet e mëparshme nga vitet e kaluara. Shkëndia e dha një hijeshi të jashtzakonshme të djemve dhe vajzve tona nga Kroacia, e ne shpresojmë që së shpejti Shkëndija të shkëlqejë kudo edhe me ansamblin e këngëve dhe valleve sikur që shkëlqejnë tani.
Kryetari Çollaku uroi dhe përgëzoi të gjithë të cikët kontribuan në këtë manifestim duke mos anashkaluar asnjëherë mësuesët tanë të dashur të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtzakonshëm sikur mësuesit në Istër, ashtu edhe në Zagreb e në mbarë Kroacinë për edukimin e fëmijëve tonë që të ndërprehet asimilimi, sigurisht që duhet të integrohemi në shetin kroat, të punojmë e të funkcionojmë, mirëpo asesi të asimilohemi.
Ashtu që do ti përkrah të gjithë ata që më ndihmojnë në këtë drejtim që sa më shumë të ketë aktivitete shqiptare, dhe të kemi një burim shpirtëror shqiptar ku notat dhe folklorin tonë të dashur ta prezentojmë në mënyrën më të mirë në Republikën e Kroacisë.
Edhe njëherë për fund kryetari i Unionit falënderoi të gjithë dhe theksoi se këtu jemi të zgjedhur për të punuar dhe jo për tu lavdëruar. Ne duhet të jemi krenar që na u besua puna që ta udhëheqim popullin shqiptar. Roftë populli shqiptar, rroftë miqësia kroate. / Me respekt! / Esat Çollaku