Nga: Rexhep ELEZAJ
Veprat artistike në fushën e artit skulpturor të skulptorit akademik, Mal Myrtaj, janë të shumta dhe të larmishme, në të cilat e gjen shpirtin, idealet, dëshirat, talentin, motivet dhe përjetimet e autorit, që nga fëmijëria e tij, koha e studimeve, sidomos nga jeta e tij në mërgim, Singen të Gjermanisë, që të gjitha me përmbajtje plotë mall dhe dashuri ndaj atdheut, mbase si një simbolikë dhe thirrje e fuqishme për liri, pavarësi dhe emancipim kulturor dhe kombëtar të popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjerë.
Monografia përmban disa kapituj të radhitur sipas konceptit autorial, duke filluar me Parathënien e z. Arsim Kajtazit, pastaj me fotografi të shumta të punimeve skulpturore, që shpërfaqin punën dhe krijimtarinë skulpturore tejet të begatshme të skulptorit Mal Myrtaj, pasuar nga shumë vlerësime me shkrim të shokëve të tij të shumtë me të cilët ka vepruar në Kosovë mërgim, përfshirë në fund biografinë e autorit, numrin e ekspozitave të mabjtura në Kosovë dhe diasporë, që këtë libër monografik e bëjnë shumë të veçantë, si për nga përmabjtja, ashtu dhe dizajni i bukur, lehtë i përdorshëm dhe terheqës për shfletim, lexim dhe shikim.
Monografinë e ka botuar “Lena Graphic”, Prishtinë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit. Monografinë mund ta gjeni në shitorën “Dukagjini” në qendër të qytetit të Pejës (afër barnatorës Lika).
helveticALforum.ch