/ Nga Rudi Berisha, redaktor /
Autori Dr. Phil. Xhavit Lipaj, vargjet e tij të shpirtit i ndanë me të gjithë ne. Këto vargje i ofron si një testament përjetësie dhe, me të gjitha vargjet e këtyre vëllimeve poetike, do të ndërtojë një kala me gurët e shpirtit dhe lotët e syve, me plagët që i ka mbajtur brenda tij për kohë të gjatë.
Nuk ka më bukur sesa të shkruash për atdhe. Nuk ka më bukur sesa shkrimin të ndash me lexuesit dhe me popullin tënd. Liria është thelbi i të qenurit në plotni, njeri kuptimplotë. Ndërsa, shkrimi të bën shpirtërisht të lirë, edhe nëse në vendin ku jeton, të mungon liria. E lejo shpirtin që të jetë i lirë.
Mos e prangos shpirtin tuaj me zinxhir; shpirti të është dhënë që ai të jetojë, të shijojë lirinë. Edhe nëse e keni trupin e robëruar, kurrë mos e robëroni shpirtin tuaj!