Këto ditë në Shqipëri e Kosovë, po qëndrojnë drejtues të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zvicër, PhD.Dashnim Hebibi, president dhe z.Rafet Ademi nga bordi për Zvicër. Ata pas Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës nuk e anashkaluan edhe Luginën e Preshevës dhe së shpejti do të jenë edhe në Maqedoni të Veriut. Dje në Bujanoc, ata takuan shumë veprimtarë e në mesin e tyre edhe z.Shaip Kamberi, deputet i parlamentit në Serbi.
Z.Hebibi i njoftoi edhe për Institutin, por edhe për Qendrën Mediale Shqiptare në Zvicër SAM24.info, që së shpejti do të filloj punën me projekte kryesisht për mërgatën tonë. Ja se si i përshkruan disa takime në Bujanoc, z.Hebibi.
“E filluam ditën së bashku me z. Rafet Ademi duke pirë kafe me kryetarin e kryeqytetit të Luginës së Preshevës, z. Mustafa Alishani, kryetar i fshatit më të madh në këtë etni dhe veprimtarin, Riad Pajaziti nga Ternoci. Fshat me 10.600 banorë. Fshat, që e ka drejtuar Bujanocin dhe e drejton me vite të tëra.
Tërnoci është kryqytet i Luginës, nga aty e kemi Akademikun Nexhat Daci, Komandant Ridvan Qazimi ( Lleshi), Liderin e Luginës, Shaip Kamberi, kolonelin e njohur Ahmet Alishani, Shaban Xheladini, Nagip Arifi, ish kryetar, Arbër Pajaziti, kryetar aktual i Bujanocit, Phd. Llukman Halili ( tashmë i ndjerë), Galip Beqiri, Prof.dr.Lulzim Rashiti, Mehmet Halili e shumë të tjerë.
Zoti i bekoftë! I falënderoj për mikëpritje! Gjithashtu takimi me z.Shaip Kamberi si zakonisht ishte përmbajtësor dhe miqësor. U diskutua edhe për situatën aktuale në Luginë të Preshevës dhe situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Gjithashtu në Bujanoc e takuan edhe ish kryetarin e fshatit Tërnoc, veprimtarin e njohur, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë të Preshevës, z.Galip Beqiri ku edhe ia dhuroi librin e tij, monografi kushtuar fshatit Tërnoc, një libër i punuar më shumë përkushtim. Z.Hebibi dhe Ademi, po bëjnë ura bashkëpunimi dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
helveticALforum