/ Nga Dr.Salih Sefa, Wald-Zvicër!
Për Konsullin e RKS ne Zürich, z.Vigan Berisha!
Konsulli Berisha, që nga marrja e mandatit në Konsullaten e Republikës së Kosovës në Zürich, tregoi se ka vullnet të jashtzakonshëm pune, tregoi se di të punoj, tregoi se mund të jetë në gadishmeri për secilin qytetarë të Republikës 24/shtatë! I arritshëm në çdo kohë i pranishëm në të gjitha organizimet e manifestimet e bashkatdhetarve i pranishëm në të gjitha konferencat kantonale të cilët i mbulon Konsullata në Zürich! Z.Berisha nuk harron të vizitoj e nderoj në mënyrë zyrtare familjet më të shquara shqiptare në mërgatë, nderon familjet e dëshmorve dhe heronjëve të kombit.
Viziton e nderon edhe bashkatdhetarët me probleme shëndetësore i nderon qytetarët me aftësi të veçanta duke e inauguruar edhe ashensorin brenda objektit konsullor! Mbështet brenda mundësisë së Misionit që ai drejton mësimin plotësues në gjuhën shqipe, nderon e respekton arsimtarët dhe nxënësit-fëmijët tanë të cilët mësojnë e kultivojnë gjuhën tonë, gjuhën e bukur amtare shqipe! Konsulli është gjithmonë aty ku duhet të jetë i pa anshëm politikisht i pranishëm kudo dhe gjithnjë në shërbim të qytetarit të Republikës!
Me një fjalë një përfaqësues i tillë që brenda këti viti rrezatoi pozitivitet i duhet mërgatës tonë! Në fushën diplomatike, gjithnjë në takime të shumta e të ndryshme nga trupa Konsulare (Corpus Consularis) e Zürichut e deri tek Presidenti. Kontaktet shumë të rregullta e të afërta me kolegët nga vende të ndryshme të botës të akredituar në shtetin Helvetik për z.Berisha janë punë të përditshme e të kryera me sukses të plotë! Këto ditë në përfundim të aktivitetetit vjetor, Konsulli e përmbylli me një aktivitet të shenjtë duke nderuar e respektuar veteranët e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke nderuar e respektuar këtë kategori të vlerave më të larta atdhetare, nderon postin e tij, nderon misionin dhe shtetin e Kosovës! Këto fjalë në shenjë vlerësimi e falënderimi i përkushtohen Konsullit tonë të nderuar ShTz.Vigan Berisha!
Dr.Sali Sefa ish-Konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih
helveticALforum