/ Nga Prof.Burhan MORINA /
Prof Morina është i njohur jo vetëm për mërgatën tonë në Zvicër, por edhe më gjerë si veprimtarë, bëmirës, personalitet me karakter i fjalës, besa-besës. Njihet edhe për kritikat e tij me fakte, pa e ofenduar askend dhe që shërbejnë për të mirë. Ngase është rritur me ate frymë familjare, që nuk duhet ofenduar. Edhe miqësia e tij e njohin si burrë i urtë. Para pak minutash ka postuar në rrjetet sociale një mendim të tij që është pritur shumë mirë si edhe herave të tjera.
Për më shumë, po e publikojmë në platformën tonë mediale, ashtu siç është shkruar nga ai:
„Pak jemi o Njerz të mirë, shumë pak jemi të fyejm, Njani-Tjetrin, vetëm pse Njani menon ashtu e Tjetri menon kështu!
Dijeni o Njerz, se neser do miqsohesh me ate, që sot po ofendoni me fjalët ma të rana mesvete!
Neser kur ju vjen në Shpi Vajza apo Djali e të thotë, Ky gjegjësisht, Kjo do të jetë Burri/Gruja im/e dhe Reja apo Dhëndri juaj o Babë e Nanë!
Dhe ti natyrisht se do e pyesësh:
E kujt je moj Bijë ose o Bir!
E/I Filanit jam!
Uuuhhh tash e kupton se Ti për Parti e ke sha me familje me e fmije e Fis!
Çka do të bësh Ti tani, o Njeri i mirë e i urtë, që paske ofendu Nanen/Babën e Nipave/Mbesave tu!
Tani ti me Kokën posht posht ulur, deri sa ata Politikan prap hanë e pijnë se bashku, ndersa ti o I Gutshmi, o Njeri urtë, e shef çfarë ke bë, për ata!
Ata tani ty as që të flasin kur të shofin, as edhe ndoshta nuk te njohin!
Ama Ti ku po jetë e çka i thu as Gojes tonde!
„Qilu oj Tokë se njëmend ka Zbritje“
Shpërndajeni, ndoshta e merr ketë Këshillë Njeriu i mirë që gaboi, pa menduar n‘qetësi! “.
Ka të drejtë edhe ate plotësisht Prof. Morina. Mesazhi i tij ka kuptim dhe vërtetë kur mungojnë fjalët e shpirtit, apo argumentet, atëherë fillon me ofendu. Krejt e krejt, fjalët nuk harrohen, qoftë të mira apo të liga. Të shërbejnë kush më shumë e kush më pak për të mirë!
helveticALforum