Më shumë se 450 të ftuar kanë shijuar akomodimin në “të vetmen librari në botë Airbnb”, ku vizitorët kalojnë natën—dhe drejtojnë dyqanin gjatë ditës.
Fshati Wigtown njihet si Qyteti Kombëtar i Librit i Skocisë dhe një nga libraritë e tij simpatike “The Open Book” jep me qira banesën e tij në katin e sipërm, duke u dhënë adhuruesve të letërsisë mundësinë të ‘jetojnë ëndrrën e tyre’, për të pasur dyqanin e tyre buzë detit.
Airbnb thotë se është “përvoja e parë e qëndrimit në librari” dhe është aq e njohur, sa ka një listë pritjeje dyvjeçare, me mysafirë që vijnë nga e gjithë bota, nga Hauai në Pekin.
Dyqani, i ngritur nga The Wigtown Festival Company, synon “të vlerësojë librat, libraritë e pavarura dhe të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota”.
Që kur mirëpriti vizitorët e saj të parë në gusht 2014, organizata jofitimprurëse Open Book Airbnb është bërë një sensacion, me të ftuarit që thonë se janë të kënaqur nga përvoja e pazakontë e kujdesit për librarinë.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa dikush të blejë një libër, që ju e keni vënë në ekspozitë,” tha një banor nga Austin, Teksas. Gjatë qëndrimit të tyre, të ftuarit janë të lirë të ndryshojnë viytinat, çmimet e librave, t’i rikategorizojnë ato dhe të përdorin mënyra të ndryshme për t’i tërhequr vizitorët brenda, për të shfletuar ose për të biseduar. Disa të ftuar janë të lumtur të drejtojnë në heshtje librarinë, ndërsa të tjerë vijnë me plane më të forta dhe ide krijuese!/ Good News Network/shqipal.