/ Nga Ardit Zendeli /
10 dhjetor 2024, Wels- Austri
Me rastin e ngritjes së kërkesë së vazhdueshme të qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e ligjit për gjuhën shqipe, Diaspora Shqiptare në emër të shumë shoqatave, rrjeteve dhe shumë bashkatdhetarëve, lëshon: REAGIM Çdo ndryshim i ligjit për gjuhën shqipe në çdo formë cenon identitetin tonë dhe është një sulm ndaj të gjithë shqiptarëve. Diaspora shqiptare e bashkuar, pavarësisht nga partitë politike, është kundër kësaj padrejtësie që po kryhet aktualisht në Maqedoninë e Veriut nga kjo qeveri jolegjitime.
Paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë është ajo që përfaqëson Diaspora shqiptare, por me ndryshimin e ligjit të gjuhës shqipe një gjë bëhet e qartë, kjo qeveri po shkon në rrugën e destabilitetit dhe rrezikon një konflikt etnik! Gjuha shqipe do të mbrohet me çdo kusht.
Diaspora shqiptare do të ndjekë nga afër këto zhvillime aktuale dhe nëse është e nevojshme, do të japë kontributin e saj maksimal ashtu si në kohët më të vështira dhe sot, për sigurimin e stabilitetit dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Kërkojmë që gjykata kushtetuese dhe qeveria aktuale të ndalojnë menjëherë këto veprime të rrezikshme, të cilat në asnjë mënyrë nuk janë zgjidhje për këtë shtet në zhvillimin e tij demokratik dhe orientimin euro-atlantik. Ardit Zendeli Kryetar i Rrjetit Biznesit Shqiptar Austria e Epërme
Për më shumë e keni linkun;