Pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit, kanë reaguar shumë figura politike nga Kosova dhe më gjerë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.
Rama ka thënë se Haxhi Thaçi iku krenar për djalin e tij, Hashim Thaçin.
“Baba iku krenar Hashim”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
Ish-presidenti Thaçi, tri ditë më parë erdhi në Kosovë pas disa refuzimeve nga Gjykata e Hagës për ta vizituar babanë e tij i cili ishte i shtrirë në QKUK në gjendje të rënduar shëndetësore, ku kaloi disa orë me të.