Edhe një lajm që na gëzoi të gjithëve. Ka kaluar koha kur vinin studentë në Zvicër e në shtete të tjera të Evropës e botës për të punuar e duke i lënë studimet në atdheun tonë. Ishte kohë e vështirë e disa gjeneratave, duke u maltretuar, burgosur e torturuar nga regjimi i egër i kryekriminelit serb, i cili vdiq me turp në burgun e Hagës.
Tash, kur e kemi shtetin tonë, për të cilin e dhanë jetën shumë dëshmorë, kemi invalidë e veteranë, persona të pagjetur, bonjakë, gjeneratat e reja po marin dije edhe në tempujt më të njohur të Evropës.
Nga sot, zyrtarisht, me titullin doktoreshë e shkencave natyrore. Dr. Sc. Nat.
Egzona Isufi Neziri me prejardhje nga Medvegja, jeton në Prishtinë. HelveticAlForum e përgëzon për këtë arritje. Ndërsa enkas për helveticALforum bëri një prononcim babai i Egzonës, z. Ruhan Neziri. Ai ishte i përmbushur me emocione dhe ndër të tjera na tha: „E pamundur që përmes fjalëve të shprehem. Jam shumë i lumtur edhe atë plot gëzim“.
Ndërsa Egzona na tha: „Ju falenderoj për urimin tuaj dhe ju uroj, gjithashtu, suksese me platformën tuaj mediale. Jam lindur në vitin 1996 në Banjë të Vjetër (Medvegjë). Arsimimin e mesëm e përfundova në Fushë Kosovë, ndërsa rrugëtimin tim akademik e vazhdova me studimet e Bachelor-it në Kimi Inxhinierike në Universitetin e Prishtinës.
Pas përfundimit të studimeve në Kosovë, vendosa të zgjeroj horizontet e mia akademike jashtë vendit, ku fitova një bursë të plotë nga Universiteti Paris-Saclay në Paris, Francë, i cili më mundësoi të vazhdoj me studimet Master në Francë dhe Itali, me specializim në Kimi dhe Shkencë të Materialeve.
Kjo përvojë më ofroi mundësinë të zhvillohem profesionalisht dhe të thelloj njohuritë e mia në këtë fushë. Hapi tjetër i rëndësishëm në karrierën time ishte në Zvicër, ku vijova studimet e doktoraturës në Universitetin e Zürichut. Më datë 24 shtator 2024 mbrojta temën e diplomës, kurse sot, më datë 08.11.2024, zyrtarisht mora titullin Dr.sc.nat.
https://www.zora.uzh.ch/id/eprint/264354/„.
Si Egzona presim edhe studentë të tjerë dhe të mburremi mr shkencëtarë.
Ky është kryelajmi dhe sukseset e rinisë shqiptare, nuk kanë të ndalur. Dije dhe vetëm dije, kështu arrijmë suksese si komb.
Dashnim HEBIBI për helveticALforum