Çka tha për helveticALforum, Enver Cakiqi, mjeshtri dhe kampioni shqiptar i karatesë dhe i arteve marciale?
SIç e dijmë, Enver Cakiqi është një sportist, një personalitet i sportit të artit të bukur të karatesë. Mjeshtër i disa arteve marciale siç janë Kick Boxing, Jiu Jitsu, Tactical defense.
Cakiqi, ish karateist, me nënshtetësi gjermane, kontribues i madh i karatesë. Cakiqi është themeluesi i shoqatës së parë të karatesë në Tiranë, në vitin 1991 dhe themelues i Unionit Mbarëkombëtar të Arteve Marciale në Tiranë, në vitin 1996.
Enver Cakiqi është iniciatori dhe kontribuuesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Federatat Ndërkombëtare të Karatesë. Ai mban titullin e Arbitrit Ndërkombëtar. Për më shumë, së shpejti, do të jetë gati intervista ekskluzive.
helveticALforum.ch