/ Foto: Lule Diaspora ( D.H) /
Një muaj e kaluam me platformën tonë dhe tuajën! Fuqia e Fjalës së Lirë! Për të gjithë dhe me të gjithë mërgimtarët. Arenë e hapur për shoqëri, politikë, integrim, kulturë, sociale, sport! Nuk kemi anë të kundërta! Rrezaton diell dhe optimizëm! Jemi për shkencë, për pasqyrim të arritjeve dhe gjithçka në përputhje me institutin dhe për institutin!
Diaspora shqiptare ishte dhe do të mbetet arterja kryesore e të mirës për atdheun. Ajo që nga fillimi i shekullit të XX ishte afër atdheut, e posaçërisht në ditët e fundit të përmbylljes së tij, kur po vulosej fati i ekzistencës së shqiptarëve në Kosovë. Kontributi i diasporës gjatë vitit 1998-2008 për shtetëformimin e Kosovës ishte, jo vetëm i pakursyer, por edhe vendimtar. Mërgimi është plagë në vete. Prandaj, kjo diasporë e meriton shumë, që të jemi sa më afër edhe gjeneratës së re. Ti kujtojmë disa fjalë të urta;
Mid`hat Frashëri;
„Njerëzit e një kombi janë solitarë. E mira dhe lumturia jote janë dhe të miat. Fatkeqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe turpi yt nxin edhe faqen time. Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.
Gjithë vlefta, gjithë fuqia, gjithë virtyti në këtë botë është puna. Një punonjës për mua është një njeri i madh, qoftë hekuruar, qoftë bujk i palodhur, qoftë artist, ose letrar. Admiroj tek ai sforcim që s’lodhet, vullnetin që nuk dëshpërohet, metodën që i shton fuqinë dhe durimin, që ia bën punën të ketë duk dhe uratë. Se ai që nxjerr një punë në shesh, ai që krijon një send prej asgjëje, ai pa dyshim ka bekim, ka frymë dhe dritë prej së larti. Puna, vulneti dhe palodhja ndalojnë shumë të këqia, lin dhe një tok të tjera. Është i lumtur ai që di dhe mund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë.
Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës- të bardhë dhe të zezës- të zezë. Mbrëmjeve, pa fjetur, shiko hesap e vështro ç’ke bërë ditën dhe, në qoftë se të ka ardhur një mendim i ri, në qoftë se ke ndjerë një gjë të re, mos e kqyr si të humbur atë ditë: je me fitim. Gjithë fatkeqësia vjen kur njeriu kërkon të rrojë pa fituar, të fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur”. Të gjitha këto fjalë të urta dhe të tjera i kemi të nënshkruar në shpirt gjatë këtyre 30 vjetëve në fushën e profesionit të gazetarit. Duke kaluar sfida dhe beteja të forta edhe ate shumë të vështira përballë kohës së pakohë.
Po mirë e kishte edhe Faik Konica:
“Frikacaku i ka tërë karakteristikat, dhe kryesisht këtë: hakmerret ndaj përbuzjes së tjetrit nëpërmjet sharjes. I pafuqishëm, veç flet keq e shan poshtërsisht të tjerët” (Albania 5, 1905).
Ali Asllani :
“Hani, pini dhe rrëmbeni mbushni xhep e mbushni arka të pa brekë ju gjeti Dreka, milionerë ju zuri darka”.
Ndërsa Gjergj Fishta thoshte:
“I urti kurr nuk ngutet, prej burrnís e jo prej tutet”.
Fan Nolin:
“Amerika është nëna jonë kombëtare. Ajo na ka dhënë mënyrën amerikane të jetesës, demokracinë dhe mundësinë e barazisë. Ajo na ka dhënë katër liritë, d.m.th., lirinë në përgjithësi, lirinë e të mospaturit frikë, lirinë e fjalës dhe lirinë e besimit. Tani që ne jemi mësuar në to, i marrim ato falas. Thjeshtë harrojmë se s’kishim asnjë prej këtyre në atdheun e vjetër dhe se shumë pak vende i gëzojnë ato tani. Kjo është dita e përtëritjes së kujtesës sonë”.
Arenë e hapur!
Log i fjalës së lirë! Fuqia e Fjalës së Lirë!
Urime! Ju mirëpresim për bashkëpunim!
Në gjuhën gjermane;
Zweck des Gründung des Helvetisches Südosteuropa Studieninstitut ist die Förderung von Wissenschaft und Südosteuropaforschung der Schweiz, Erziehung, Volks- und Berufsbildung, Kunst und Kultur, Integration, Umweltschutz, des öffentlichen Gesundheitswesens, und des Sports.
https://handelsregister.help.ch/verein.cfm…