Duhet që diaspora jonë, me ndihmën e institucioneve shtetërore, të organizohet në nivelin e komunitetit, kudo përfshihej çdo pjesëtar i diasporës, ashtu siç janë të organizuar p.sh., komuniteti izraelit, turk, kroat, etj.
Jam i lindur më 15.01.1962 në Pejë. Shkollën llore dhe gjimnazin i kam kryer në Pejë, drejtimi Kulturologji- Gazetari, si dhe me disa vite ndërprerje kam kryer fakultetin Juridik në Prishtinë. Prindërit e mi vijnë nga trevat e Rugovës. Babai Bajrami nga fshati Shkrel, ndërsa nëna Dude (Nikqi) Husaj nga fshati Shtupeq i Madh. Disa vite pas luftës së dytë botrore, babai im si njeri nga më të arsimuarit e Rugovës, zgjedhet kryetar i Komunës së Rugovës së Epërme, i cili, përveç tjerash, ka dhënë kontribut të madh në themelimin e arsimit llor në Rugovë. Ndërsa është pensionuar në cilësinë e Drejtorit Gjeneral të Ujësjellësit të Pejës, pas demonstratave të vitit 1981, si i papërshtatshëm politikisht. Ndërsa, nëna Dude ka qenë amvise. Ajo. si fëmi ishte njëra ndër nxënëset e para në fshatin Shtupeq i Madh, por edhe në gjithë trevat e Rugovës. Ajo shquhet si femra e parë rugovase që ka hequr mbulesën e kokës (shaminë/ havalen). Prindërit e mi kanë sjellë në jetë 10 fëmijë. Nëntë nga ta jetojnë ende, shtatë djemë e dy vajza, të gjithë e kanë të kryer arsimim e lartë, ndërsa motra Shqipja ka titullin doktor i shkencave sociale.
Na isni pak për motivin dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu!
Situata e rëndë politike dhe ekonomike e viteve të 90-ta, si pasojë e represionit serbomadh, ka bërë që shumë të rinj shqiptarë nga Kosova ta lëshojnë vendlindjen. Disa për arsye të angazhimit politik për ta kundërshtuar regjimin shtypës sistematik të Serbisë ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, e disa tjerë për arsye ekonomoke. Pra, shumë nga ta, shumica të rinj, lëshuan vendlindjen dhe morën rrugën e mërgimit, jo vetëm për ta siguruar një jetë më të mirë për veten e tyre, por kryesisht për ti ndihmuar ekonomikisht familjeve e gjithsesi edhe Kosovës.
As që e kam menduar ndonjëherë për ta lëshuar Kosovën, sepse gjendjen ekonomike e kishim të mirë, sidomos pas vitit 1986, që duke ju falënderuar vëllait Fadilit, i cili sakri koi vendin e vet të punes si udhëheqës nanciar i një kompanie pejane, për të hapur një biznes privat, me ç‘rast familja jonë ndër vite arriti të krijojë biznese të fuqishme në komunën e Pejës e më gjerë dhe duke siguruar mirëqenie jo vetëm për familjen tonë, por edhe për shumë puntorë tjerë e familjet e tyre anembanë Kosovës. Megjithatë, meqenëse situata politike, dita ditës, po përkeqësohej pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, sidomos pas 3 shtatorit të vitit 1990, kur shumica e punëtorëve shqiptarë u dëbuan nga vendet e punës.
Shqiptarët e Kosovës, nën udhëheqjen e LDK-së e prijësit të saj Dr. Ibrahim Rugova, lluan të vetorganizoheshin dhe të krijojnë institucione paralele, duke lluar nga Kuvendi i Kosovës, kuvendet kamunale, arsimin paralel, sportin e jetën kulturoro-zbavitëse, sindikatat e ndryshme e institucione tjera deri te shpallja e deklaratës kushtetuese si dhe aprovimin e Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, si dhe zgjedhjet e para demokratike të viti 1990. Në kuadër të këtyre përpjekjeve bënin pjesë edhe angazhimet e familjes sime, duke lluar nga babai Bajrami, si këshilltar i shumë politikanëve pejanë, por dhe angazhimi politiko-patriotik i vëllezërve: Xhaviti i shkarkuar nga drejtori i Radio Peja.
Deri në vitin 1985 ishte redaktor në Televizionin e Prishtinës, pastaj Naseri i shkarkuar nga detyra e zëvendës prokurorit, më vonë themelues i partisë së Ballit Kombëtar të Kosovës, Averi i përjashtuar nga puna në fabrikën e auto pjesëve ‘Ramiz Sadiku’, i cili njëkohësisht ishte edhe asambleist (delegat) në Kuvendin e Pejës, i cili, me suprimimin e institucioneve legale, ishte zgjedhur nga delegatët e suspenduar shqiptarë si Kryetar i Komunës paralele të Pejës.
Pastaj duhet veçuar kontributin humanitar të bizneseve tona, rmës për ndërtim dhe projektim ‘Kosovamont’, kompania tregtare me shumicë e pakicë ‘Hajla Comerc’, koperativa banesore ‘Estetika’, e biznese tjera më të vogla që udhëhiqeshin nga korporata “7 Husajt“.
Pra përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës, e në këtë rast të qytetarve të Pejës, duke përfshirë këtu edhe familjen Husaj për ta organizuar jetën institucionale, vazhduan pa marrë parasysh represionin policor serb.
Në këtë situatë paraqitej nevoja e akomodimit të këtyre institucioneve nëpër objektet private.
Tani më dihet se i gjithë mësimi plotësues është zhvilluar nëpër shtëpi. Entet komunale pedagogjike kishin nevojë për të gjetur vende të përshtatshme, jo vetëm për sta n e saj ku do mblidheshin për takime, por dhe për të grumbulluar e shpërndarë nëpër shkolla mjetet pedagogjiko-arsimore, siç janë: ditarët për mësues dhe abetaret e para të cilat ishin shtypur në Shkup dhe duhej sjellur e shpërndarë nëpër shkollat e katër komunave të regjionit të Pejës (Pejë, Deçan, Klinë e Istog).
Në këtë drejtim, një kontribut të veçantë e ka dhënë edhe familja jonë, gjegjësisht bizneset tona, duke krijuar hapësira për zhvillimin e aktiviteteve të kuvendit komunal e qeverisë komunale të Pejës, Entit Pedagogjik për komunat Pejë, Deçan, Istog e Klinë (Për këtë çështje isha i angahuar vet), Sindikatës së policisë së Kosovës në Pejë, Partisë ‘Balli Kombëtar i Kosovës’ e shumë aktivitete tjera. I gjithë ky aktivitet nuk është lënë pa rënë në sy të pushtetit policor serb.
Duke e ditur se jemi familje e madhe dhe e fortë ekonomikisht, së pari kanë lluar për t`na shantazhuar në forma të ndryshme. Fillimisht, duke na e kon skuar mallërat nëpër depo e shitore, kinse mallrat janë pa dokumente të rregullta, e pastaj duke na ftuar, siç thonin ata, në biseda informative në polici. Meqenëse pas themelimit të partisë ‘Balli Kombëtar’, kryetar i së cilës ishte zgjedhur vëllai Naseri, vendosa që edhe unë të jem pjesë e kësaj partie, vetëm e vetëm që të jem më afër tij për ta shoqëruar nëpër udhëtimet që i bënte jashtë Kosovës, e sidomos në Shqipëri.
Për të mos e zgjatur më shumë, të gjitha këto aktivitete, e sidomos ai i partisë ‘Balli Kombëtar’ i Kosovës dhe ai i kuvendit e qeverisë komunale të Pejës, kanë bërë që policia ta shtojë edhe më shumë represionin ndaj familjes sonë, duke e pritur rastin më të volitshëm për ta për ta arrestuar dikë nga vëllezërit tanë.
Meqenëse unë kisha marrë një ftesë nga enti komunal ushtarak dhe isha i ftuar disa herë në bisedë informative në polici, vërehej qartë që ekzistonte mundësia që të arrestohesha. Me sugjerimin familjarëve dhe disa miqve, vendosa që për një kohë të shkurtë, vetëm për disa muaj, të largohesha nga Kosova, duke shpresuar se koha kur do të çlirohej Kosova nuk ishte e largët. Më 20 mars të vitit 1993 e lëshova Pejën dhe pas disa ditëve që i kalova në Çeki, përmes rrugëve ilegale, kalova në Gjermani.
E kështu që pothuajse pas një viti e gjysmë pasi që isha vendosur në Gjermani, më 14 shtator të vitit 1984, në një aktivitet te organizuar nga Kuvendi Komunal i Pejës për të shënuar përvjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, në fshatin Isniq të Deçanit, arrestohet kryetari i Komunës së Pejës, pra vëllai im Averi, si dhe të gjithë antarët e qeverisë komunale, si dhe pothuajse e gjithë kryesia e partisë së Ballit Kombëtar të Kosovës, përfshirë këtu edhe vëllain tjetër Naserin, kryetarin e partisë.
Në procesin e montuar gjyqësor në Gjykatën e Qarkut të Pejës, Averi, në cilësinë e kryetarit të komunës dhe gjithë të arrestuar tjerë të akuzuar për veprimtari armiqësore janë dënuar me nga tri vjet e gjashtë muaj dënim me burgim, përveç Naserit, në cilësinë e kryetarit të Ballit Kombëtar, është dënuar me pesë vjet heqje lirie dhe ka vuajtur dënimin nëpër burgjetë ndryshme serbe deri në muajin shtator të vitit 1999, kur është gjetur në burgun e Nishit nga aktivistë të Kryqit të Kuq zviceran dhe është sjellur në Kosovë.
Duhet theksuar se pjesë e aktakuzës në procesin gjyqësor ndaj kryesisë së partisë Balli Kombëtar të Kosovës, e sidomos ndaj kryetarit të saj Naser Husaj, kam qenë edhe unë. Dhe këtë aktakuzë, si dëshmi ia kam paraqitur gjykatës kompetente në procedurën për timin e statusit të azilit politik në Gjermani, status të cilin e kam tuar në llim të vitit 1996.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Problemi kryesor për mua ka qenë se si të paraqitem tek organet kompetente për qëndrim të përkohshëm në Gjermani. Në llim të muajit prill, pas qëndrimit dhjetëditor te një i afërt në fshatin Froschhausen, afër qytetit Seligenstadt, jam paraqitur për të marrë leje të përkohshme qëndrimi (Duldung) në qytetin O enbach afër Frankfurtit dhe pas një jave i kam tërhequr dokumentet dhe kam shkuar në Berlin.
Aty më është refuzuar kërkesa për Duldung me arsyetimin se nuk pranojnë më kërkesa të tilla dhe alternativë e vetme më mbeti që të paraqisja kërkesën për azil. Pas paraqitjes së kërkesës, mu rekomandua që për disa ditë të paraqitem në qytetin Bayreuth të Bavarisë, 400 km larg Berlinit.
Aty kishte qenë qendra e pranimit të refugjatëve dhe pas një muaji më kanë dërguar në qytetin Bamberg. Pra, këto kanë qenë vështirësitë e mia, me të cilat jam ballafaquar gjatë dy-tre muajve të parë të ardhjes sime ne Gjermani.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?
Pas disa ditësh që u vendosa në qytetin Banberg, pronari i ndërtesës (heim-it) ku ishim vendosur, më vizitoi dhe u interesua për profesionin tim. Ndër të tjera, më pyeti se a kam patent shofer dhe më propozoi që të paraqitem te pronari i një hoteli, i cili kishte nevojë për një shofer. Pronari i atij hoteli më pronoi shumë mirë dhe më tha se i duhej një shofer, që vetëm të dielave nga ora 9 dhe në 11 të bëjë transportin e torteve nga vendi ku përgatiteshin deri te hoteli. Pra, kjo ka qenë puna ime e parë në Gjermani.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Ehhh, më merr malli për shumëçka. Është e vështirë të veçosh diçka, sepse pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar atje. Më merr malli për jetën fëmijërore se si e kemi kaluar. Për pindërit e mi që i kam dashur e i dua si sytë e ballit edhepse ata janë ndarë nga kjo jetë. Ajo ishte jeta më e ëmbël.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Fatmirësisht, deri pas përfundimit të luftës, bashkatdhetarët kanë qenë më të uni kuar në çdo aspekt, e veçanërisht në përkrahje të vendlindjes, qoftë përmes organizimit politik apo kontributit nanciar e humanitar. Pas përfundimit të luftës e këndej, aktivitetet e bashkatdhetarve janë zbehur. Përveç disa paraleleve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, klubeve të futbollit, shoqërive kultorore artistike, shoqatave të studentëve e rrjeteve të biznesit, aktivitetet janë të rralla. Klubet klasike të shqiptarëve, siçkanë vepruar deri pas luftës janë të pakta ose nuk ka fare.
Pra, mungon një organizim kolektiv i diasporës. Duhet që diaspora jonë, me ndihmën e institucioneve shtetërore, të organizohet në nivelin e komunitetit, kudo përfshihej çdo pjesëtar i diasporës, ashtu siç janë të organizuar p.sh., komuniteti izraelit, turk, kroat, etj.
Ndërsa, në aspektin intelektual dhe ekonomik diaspora jonë është shumë e begatshme, por duhet që institucionet tona shtetërore të bëjnë strategji për shfrytëzimin e këtij potenciali në interes të vetin.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Udhëtimet e shpeshta, përjashto kohën e pandemisë, nuk të ofrojnë shumë kohë të lirë. Megjithatë, aq sa është e mundur, tentoj që sado pak të jem pranë familjes.
Afër banesës dhe jo shumë larg studios ku punoj e kam një park dhe kohë pas kohe dal për të ecur, së paku për 30 minuta. Shpesh takohem edhe me shokë. Një pjesë të kohës e kaloj duke përcjellur emisione të ndryshme televizive, e po ashtu e shikoj edhe ndonjë llm. Lexoj edhe ndonjë libër, por më rrallë.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Fatmirësisht gjeneratat e reja janë duke u integruar mirë në vendet ku po jetojnë dhe veprojnë. Pothuajse, çdo ditë dëgjojmë për arritjet e të rinjëve shqiptarë në sferat e ndryshme. Falë profesionit tim, si gazetar, më ka rastisur, që të takohem me disa nga ta dhe të raportoj për sukseset e tyre. Nëse vite më parë si pasoj e propagandës serbe, dikush ka hezituar të prezentohet si shqiptar, tani me plote krenari e bënë këtë, sepse suksesi i shqiptarve të diasporës është evident, pothuajse në çdo lami pa mar parasysh vendet ku jetojnë.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Po, siç e thashë edhe më herët, diaspora jonë ka nevojë të ketë përkrahjen e institucioneve tona në disa segmente. Pikë së pari, duhet që të interesohet më shumë për ta një organizim të mirë llët të bashkatdhetarëve në nivele komuniteti.
Kjo arrihet, nëse qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë, e pse jo edhe ajo e Maqedonisë së Veriut, të arrijnë, që të përfundojnë regjistrimin e diasporës të lluar nga Ministria e Diasporës së Kosovës. Kjo do të kontribuonte në organizimin e diasporës në nivel më të lartë në çdo vend ku jetojnë bashkatdhetarët tanë. Pastaj, në kuadër të komuniteteve do bënin pjesë shoqatat kulturore, klubet sportive, rrjeti i bizneseve e organizata tjera të bashkatdhetarëve, duke përfshirë edhe mësimin plotësues të gjuhës shqipe, si një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Sigurisht se puna 22 vjeçare si gazetar në diasporë, duke tentuar për të a rmuar veprimtaritë e bashkatdhetarëve nëpër shumë shtete të ndryshme të Evropës e Amerikës, më bënë të ndihem mirë. Gjatë kësaj kohe kam arritur, që me përkrahjen e bashkatdhetarëve dhe të disa kolegëve të mi gazetarë nga disa shtete evropiane, që në kuadër të Radio- Televizionit të Kosovës – RTK-së të pasqyrojmë shumë nga këto aktivitete dhe kam arritur ndërkohë të kem pesë produkte televizive përbenda RTK-së.
Përveç emisionit të rregullt televiziv javor ‘Diaspora’, me të cilin kam lluar në mars të vitit 2005, ndërkohë kam arritur që të zgjeroj bashkëpunimin me RTK-në, duke i ofruar kronika dhe informacione tjera për redaksi të ndryshme, si dhe paraqitje të dretpërdrejta nga studio e TV Diaspora në Berlin, jo vetëm për lajmet qendrore, por edhe për emisionin „Mirëmëngjesi Kosovë“ e për emisione të ndryshme, debati apo emisione speciale.
Pastaj, nga mesi i muajit janar të vitit 2008, në bashkëpunim me menaxhmentin e atëhershëm të RTK-së, kemi inaguruar studion rajonale në Pejë, ku kam marrë përsipër mbullimin medial në të mirë të RTK -së për komunat: Pejë, Istog, Klinë e Deçan.
Përveç ngjarjeve ditore, kemi përgatitur edhe emisione të ndryshme. Ndërsa nga mesi i vitit 2008, kam bërë edhe një marrëveshje me RTK-në për përgatitjen e emisionit javor „Nëpër Komuna“, emision, që është transmetuar çdo javë, deri në fund të vitit 2012. Ndërsa nga viti 2015, nga menaxhmenti i RTK-së jam emëruar korespondent i RTK-së nga Gjermania, tani jo më si produksion i TV Diaspora, por si korrespondent individual. Mendoj se që të kesh pesë produkte televizive përbrenda një televizioni publik, në këtë rast në Televizionin e Kosovës, ku kam realizuar më shumë se 1.000 emisione të ndryshme e kronika televizive, duhet shumë punë, angazhim, mund i madh dhe sakri cë. Prandaj për këtë ndjehem mirë dhe krenar.
Ndërkohë, është për t’u krenuar edhe me hapjen e kanalit të veçantë, televiziv TV Diaspora i licencuar nga Këshilli i Pavarur i Madiumeve të Kosovës me seli në Pejë e redaksinë e saj (Studion) në Berlin, por që ende nuk e ka arritur të realizoj në plotni skemën e paraparë programore, por besoj, se me punë dhe angazhim edhe më të madh do ta arrije, që ta formatizojmë në tërsi, ashtu siç e kemi parapa pasi, që të llojmë me punën e redaksive (studiove) në Prishtine dhe Bruksel.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Propaganta serbe, përmes misioneve diplomatike e me ndihmën edhe të disa mediumeve vendore, së paku deri me përfundimin e luftës në Kosovë kanë bërë shumë për ta njëllosur imazhin e shqiptarve. Fatmirësisht me shkollimin e gjeneratës së re dhe arritjeve të tyre në sfera të ndryshme të jetës kanë ndikuar, që ky imazh të përmirsohet, por edhe të jenë shembull dhe duke u shquar në lëmi të ndryshme sidomos në muzikë, art, kulturë, sport e viteve të fundit edhe në politikë. Unë nuk do t`jepja ndonjë mesazh të veçant për ta, por premtoj, se edhe më tutje sikure edhe deri tani, do të bëje ç,mos për të promovuar të arrituarat e tyre përmes Radiotelevizionit të Kosovës dhe Televizionit Diaspora.
I ke thënë vetes, „pse kam ardhur në mërgim“?
Ardhja ime në mërgim, besoj sikurse edhe e shumë shqiptarëve tjerë, nuk ka qenë plani kuar. Për mua dita e 20 marsit 1993 kur e kam lëshuar vendlindjen time, Pejën, ka qenë dita më e vështirë e jetës sime. Në njërën anë ti lësh prindërit me lotë në faqe, vëllezërit e motrat të mërzitur e të nisesh në familje për në mërgim, pa e ditur se çfarë të pret, e në anën tjetër t`ja kthesh shpinën vendlindjes në kohën më të vështirë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ka qenë shumë e dhimbshme. Por, duke e parë rrjedhën e ngjarjeve qëkanë ndodhur në Kosovë, mendoj se është gjë e mirë që kemi qenë këtu dhe me aq sa kemi mundur, së paku nanciarisht, i kemi ndihmuar familjet tona, e gjithësesi edhe Kosovën.
Mendoni se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Faktikisht, menjëherë pas luftës, kam provuar disa herë që të kthehem në Kosovë. Tri herë kam tentuar që përmes disa investimeve të jem prezent atje, por nuk ka funksionuar. Mendoj se tani situata është më e favorshme për të investuar dhe sa i përket kthimit të përhershëm në Kosovë kjo gjë është pak sa e vështirë, sepse fëmijët, nipat e mbesat vazhdojnë edhe më tutje të jetojnë këtu dhe jeta pa ta do të ishte e pa kuptimtë. Por, unë megjithatë, pas pensionimit, plani koj që pjesën më të madhe të kohës, 7- 8 muaj, do ta kaloj në Kosovë.
Çka ke kujton më së shumti nga atdheu?
Ehh, kam nostalgji për shumëçka. Janë fragmente të ndryshme nga çdo fazë e jetës deri kur e kam lëshuar vendlindjen. Madje kam kujtime të shpeshta nga ajo kohë.
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo?
Dallimi është si dita me natën. Në llim, jeta ishte e vështirë, sikurse fëmia jetim që pret ndihmë nga çdokush. E tani jemi të barabartë, si çdo qytetar vendës, së paku sa i përket të drejtave në edukim, shkollim e punësim.
Çka nuk i falë vetes?
Sigurisht se njeriu, gjatë jetës bën gabime dhe veprime që ndikojnë gjatë gjithë jetës. Unë nuk do kisha veçuar diçka të veçantë që do pendohesha tani edhepse ndonjëherë njeriu mendon për këtë gjë. Megjithatë, pa marrë parasysh gabimet apo dështimet ventuale, njeriu duhet të pendohet, sepse pendimi është virtyt i mirë i njeriut. Jeta është e tillë, ajo nuk përsëritet.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në mërgim, keni tuar më shumë apo keni humbur?
Nëse mendoni në për time materiale, gjendjen më të mirë ekonomike e kam pasur nëvendlindje, se sa që e kam tani këtu. Por, ka shumë gjëra të tjera të mira këtu në perëndim prej të cilave kam për tuar shumë!
Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Gjermani, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Fatmirësisht deri më tani, në masë të madhe është duke u bërë përpjekje,pikë së pari nga vet familjarët që fëmitë e tyre të asin gjuhën shqipe, veçmas në rrethin e tyre familjar. Ndërsa, në anën tjetër, falë disa aktivistëve e mësuesve vullnetarë, përveç në disa vende ku nancohet nga shteti, me mjaft vështirësi po funksionojnë disa paralele të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ku po tentohet që të ruhet gjuha, kultura, tradita si dhe historia kombëtare. Një alë e vjetër popullore thotë: „Koha e bren hekurin“. Se sa do të zgjasë kjo përpjekje varet krejt prej institucioneve shtetërore, se sa do të investojnë në mbarëvajtjen e këtij mësimi plotësues.
Sikurse të ishte e mundur, që të vije edhe njëherë prej llimit në mërgim, çka kishe bërë ditën e parë?
Hahah, nuk do të doja ta përjetoja edhe një herë këtë gjë.
Për fund të kësaj interviste, ku kishit dashur të pinit pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Në Pejë, sigurisht! / Dashnim HEBIBI