E përditësuar: Janë numëruar 50.89 për qind të votave dhe LVV është 37. 50 për qind, PDK-29.80 për qind derisa LDK – 16.29 për qind të votave.
Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 50.89% e votave, dhe deri më tani rezultatet janë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 37.50% (166,031 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 29.80% (131,940 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.29% (72,138 vota)
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 5.00% (35,073 vota)
Lista Serbe me 1.15% (10,104 vota)
Koalicioni për Familje me 1.09% (8,856 vota)
Numërohen 23% të kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje rritet ndjeshëm, bie LDK
Ndërkohë kanë dalë dhe përqindjet e para pas numërimit të rreth 23% të kutive të votimit ku deri në orën 20:56 shikohet që Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 55.77%. E dyta renditet PDK ne 25.39 %, e treta LDK me 8.99 % dhe AAK me 5.00%.
_______
Ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për Qeverinë e ardhshme.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%
Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.
Të tjera 1%
Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%. Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë me të drejt vote, në procesin e votimit deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 28.32%, njofton telegrafi.