Të falënderoj që më keni zgjedhur edhe mua që të jem pjesë e këtij libri. Do të mundohem të as, jo në çdo pyetje, por në përgjithësi, nga pyetjet, sepse nuk është e lehtë të asësh për veten, por e respektoj punën tuaj që e keni bërë dhe që jeni duke e bërë, prandaj, po e bëj në formë bisede. Me disa pika të shkurta, meqë besoj shumë se njihemi mirë, si në atdhe, ashtu edhe në diasporë.
I lindur më 3.6.1955 në Fshatin Strezoc, Komuna e Preshevës. U largova nga vendlindja për shumë arsye, që më duhet shumë për të shkruar, edhe ato politike, por edhe ato ekonomike.
Si çdo llim ishte i vështirë në vend të huaj. Kurrë s’e harroj kur u largova nga vendlindja.
Nuk ishte e lehtë. Kur kujtoj ato momente, shpirti më digjet, por është dashur si unë dhe shumë të tjerë.
Në vitin 1978, në Zvicër ishte krejt ndryshe, tani ka ndryshuar shumë. Kurrë nuk jam shkëputur me atdheun.Atë e kam me vete gjithmonë.
Shkollën nuk munda ta vazhdoja.Situata ishte që të largohesha nga ai vend i të parëve. Prej ditës së parë që kam ardhur në Zvicër, jam munduar të kontribuoj edhe për familjen, për rrethin dhe për atdheun.
Asnjë ditë nuk ka ikur pa kontribuar për atë tokë të shqipes. Me vete i mbaj alët e prindërve e të familjes. Nga familja ime kanë dalur atdhetarë të devotshëm dhe ne do ta vazhdojmë, kurrë nuk do ti dorëzohemi armikut shekullor.
Kemi dhënë edhe një nip për atdhe, ku gjaku i tij u dha për atë tokë të shqipes. Nuk qenka e lehtë të asësh për veten. Vitet ikën shpejt, tash jam në një moshë, që jam bërë gjysh, dua që ala shqipe të mos humbet kurrë.
Kohën më të madhe të kohës ia kushtoj familjes dhe atdheut me forma të ndryshme. Dua që deri në momentin e fundit të jetës sime të kontribuoj për atdheun tim. Gjuhën shqipe e traditat nuk duhet ti harrojnë gjeneratat e reja. Duhet të punohet më shumë në këtë drejtim. Duhet të jenë profesionistët ata që të merren me gjeneratën e re, në fusha të ndryshme të dijes, që të mos shkojë kjo gjeneratë e re drejt asimilimit.
Ne jemi munduar që ta mbajmë, por tash e tutje, duhet që edhe shtetet tona njëmend të punojnë e jo të arsyetohen se po punojnë, sa për të mbushur kohën e arsyes.
Jam shumë i lumtur që kam një familje të shëndoshë, të gjithë fëmijët i kam të arsimuar në Zvicër dhe e asin gjuhën shqipe rrjedhshëm. Gjithmonë kam menduar se do të kthehem një ditë në atdhe. E situata atje… Si të kthehem atje me familje, kur nuk kanë mundësi të punësohen. Sa papunësi e madhe në vendlindje. Gjuhën, gjenerata e re ta ruajë, traditën dhe gjithçka që ka të bëj me atdheun tonë.
Më dhimbset atdheu im, kur e shoh se dita ditës po largohet rinia, po largohen intelektualët. E dhimbshme. Mërgimi ishte më ndryshe më herët, më i vështirë. Nuk ia fali vetes pse e mora familjen në mërgim dhe mbetën këtu, por këtë nuk e kam bërë unë i vetmi, por edhe shumë e shumë të tjerë.Në anën tjetër, e di se fëmijët e mi kurrën e kurrës nuk do ta humbin gjuhën. Nëse nuk punohet me gjeneratën e re, asimilimi do të vijë.Veç ka shenja, sa shoh unë. Më mirë shumë të rinj asin në gjuhën e atij shteti ku jetojnë se në gjuhën e të parëve të tyre.
Duhet më shumë familja të punojë me fëmitë. Në vendlindje kisha dashur ta pij pikën e fundit të ujit të kësaj jete, të marr ajër atje ku ka marrë babai e nëna ime, familja ime dhe ti mbylli sytë. Falënderoj familjen time, bashkëshorten, vajzat e djalin, që më kanë kuptuar, sepse shumë ju kam munguar me aktivitete kombëtare.
Besoj shumë se e kanë kuptuar dhe do ta kuptojnë edhe në të ardhmen. Për atdhe nuk duhet për t`u ndalur kurrën e kurrës. Guri pushon më lehtë në vendin e vet.
Kur zgjohem dhe kur bi në gjumë, padyshim se lutem për të dashurit e mi që kanë ndërruar jetë, por edhe për ata që i kam gjallë, si dhe për popullin tim.
Mos vdeksha pa e parë bashkimin kombëtar. Jeta ishte e shkurtë dhe gjithë angazhimin që e kam dhënë për atë tokë, më duket se nuk kam bërë asgjë edhepse kurrë nuk kam pushuar e as që do të pushoj.
Atdheun duhet ta mbajmë në zemër, por edhe të punojmë më shumë, të jemi më të bashkuar, ti lëmë inatet, sepse shumë kemi vuajtur e po vuajmë.
Zoti i bekoftë gjithë atdhetarët, popullin tim dhe miqtë tanë gjithandej botës! / Dashnim HEBIBI