Albana Muja u vlerësua me çmimin prestigjioz për “Skenarin më të Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kili.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës ku thuhet se filmi “Okarina”, me regji të Alban Zogjanit dhe skenar të shkruar nga Albana Muja, u vlerësua me çmimin prestigjioz për “Skenarin më të Mirë” në kategorinë e Filmit Artistik Ndërkombëtar të Fiksionit, në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Rengos në Kili. Festivali, një nga më të njohurit në rajon, u mbajt nga 25 deri më 30 nëntor 2024./ Sh.Gashi/ rtk.