Sot, më 6 janar 2025, fillon edhe viti i ri për fëmijët mërgimtarë. Ata që kanë pasur mundësi të jenë në vendin e të parëve për festat e fundvitit kanë se çka tregojnë. Ata që nuk kanë mundur të shkojnë, pritshin vitet e tjera e ta shijojnë ndërrimin e motmoteve në tokat shqiptare!
Suksese në këtë vit! Ta përcjellin edhe shkollën plotësuese shqipe LAPSH-i që po bën një shenjtëri, duke ruajtur gjuhën shqipe. Të gjithë mësuesve të LAPSH-it suksese dhe gëzuar vitin e ri!
Na mbetet të gjithëve që të punojmë edhe më shumë, që ta lëmë gjeneratën e re në rrugë të mbarë dhe të mos e harrojnë atdheun e të parëve të tyre. Mbetemi me shpresë se edhe shtetet tona, Shqipëria e Kosova, vërtetë do të bëjnë diçka të mirë edhe për LAPSH-in dhe mërgatën! Diaspora ka ditur ta mbajë veten e do ta mbajë për shekuj!
Urime nga i gjithë stafi i helveticALforum.ch