Florim Useini, Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, po qëndron në Kosovë. Atje, gjithnjë sipas helveticALforum, ka pasur disa takime të rëndësishme dhe po sonte, ka marrë pjesë në manifestimin qendror në Prishtinë, meqë jemi në prag të festës së 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe 112 vjetorit të shtetit shqiptarë.
Në një postim në rrjetet sociale, zoti Useini thekson se:
I nderuar me ftesën nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë Shkëlqesia e tij z. Petrit Malaj, pata nderin të marrë pjesë në manifestimin me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80-vjetorit të çlirimit të vendit, i organizuar në Emerald në Prishtinë.
Ky event i rëndësishëm mblodhi personalitete të larta shtetërore, figura të njohura në fushën e biznesit, kulturës dhe shoqërisë civile.
Në këtë kontekst, kisha nderin e veçantë të takoja ish-Presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, Akademikun Rexhep Qosja, dy figura të shquara të intelektualizmit dhe angazhimit shoqëror dhe disa personalitete të tjera“.
Z.Useini kishte takuar edhe shumë veprimtarë të tjerë dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet që të ketë edhe disa takime të tjera dhe më pastaj do të drejtohet me punë drejt një shteti shumë të fuqishëm edhe në fushën e ekonomisë.
helveticALforum.ch