Sot është hapur Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të të Konventës së Drurit, organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, e cila këtë vit shënon 20-vjetorin e saj. Para të pranishmëve, në fjalën e tij hyrëse, Kurti tha se industria jonë e përpunimit të drurit ka parë rritje mbresëlënëse, ku eksportet vetëm në tre tremujorin e parë të këtij viti kanë arritur nivelin total të vitit të kaluar. helveticALforum ka mësuar, se edhe nga diaspora ka pjesmarrës si mysafirë nga Zvicra, z.Florim Useini, Kryetar Nderi i Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicër i shoqëruar me disa miq të tjerë, si z.Xhelal Mehmeti, kryetar i Unionit të Afaristëve, Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, etj.
Në një postim në rrjetet sociale, zoti Florim Useini, thekson se:
“Sot me datë 26.11.2024, me shumë kënaqësi mora pjesë në Konventën e 7 të Industrisë së Drurit në Hotel Emerald në Prishtinë.
Takova shumë personalitete të larta dhe shumë afaristë nga Evropa, Zvicra dhe vendet tona. Konventa e sotme ka një program shumë të pasur. Në këtë Konventë ishin edhe nga institucionet e vendit si: Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Rozeta Hajdari, Donika Gërvalla, diplomatët Eileen Devitt, Jonas Westerlund dhe Eric Dietz, poashtu edhe shumë panalistë nga biznese të sukseshme, programin B2B dhe ekspozitën e drurit.
Jam shumë i nderuar që jam i rrethuar edhe me shumë miq nga të gjitha trevat shqiptare“. Padyshim, se disa afaristë të mërgatës shqiptare, do të njoftohen më në detaje me këtë Konvent nga z.Useini.
helveticALforum.ch