Fillimi i vitit ka nisur me radhë të gjata pranë pikës kufitare Muriqan. Vetëm në 1 janar kanë hyrë dhe dalë 10.200 shtetas.
Po punohet me 2 sportele, ndërkohë që është hapur dhe një sportel tjetër i cili po shërben për daljen e shtetasve. Për shkak të ngjarjes së rëndë në Mal të Zi ku një person vrau 10 shtetas e më pas edhe veten pala malazeze nuk ka pranuar të ketë procedura të përshpejtuara duke shtuar kështu fluksin tek pala shqiptare, njofton oranews.