/ Nga Saranda Ademi /
Nga duart e Zotit, forcë më erdhi,
Si dhuratë e shenjtë, shpirtin ma mbështeti.
Erdhi një çast kur kuptova qartë,
E keqja që më mbante, më bëri më të lartë.
Çdo plagë e marrë, një mësim u kthye,
Çdo dhimbje e ndjerë, një armë që s’më thyhet.
Sepse aty ku errësira donte të më mbulonte,
Zoti më dha dritë dhe shpresë që më shpëtonte.
Tani, më e fortë, ngrihem çdo ditë,
Me zemrën plot besim dhe shpirtin dritë.
07/01/2025 Baden