Ftojmë artistët që jetojnë në Zvicër, për të marrë pjesë në ekspozitën me temën “Liria Erdhi me Mua”, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shprehur përmes artit tuaj nderimin ndaj dëshmorëve dhe atdhetarëve të shquar që kontribuan për lirinë e Kosovës.
Fytyrat e këtyre heronjve do të jenë në qendër të ekspozitës që do të hapet në ambientet e Ambasadës në Bernë. Ju ftojmë të paraqiteni me 1 deri në 2 punime, dhe t’i dërgoni përmes formës PDF ato, deri më 25 Janar 2025, përmes emailit – embassy.switzerland@rks-gov.net
Pas shqyrtimit, do të njoftoheni për punimet e përzgjedhura përmes telefonit.
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në tel 031 310 06 90.
Me shumë mirënjohje dhe përzemërsi, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm, që do të nderojë ata që na sollën lirinë!
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë