/Nga Florim USEINI/
Sonte, me ftesë të Kryetarit të Rrjetit të Miqësisë Meti Krasniqi, kemi nderin të bashkohemi për një iftar të veçantë në Xhaminë e Glarusit me imam Halil Avdulli.

Ky iftar nuk është thjesht një moment i përbashkët shtruarje, por një traditë e çmuar e Rrjetit tonë, përmes së cilës vizitojmë xhami të ndryshme, takojmë vëllezër e miq të rinj dhe krijojmë ura të reja bashkëpunimi.
Rrjeti i Miqësisë nuk është vetëm një emër, por një filozofi e jetës – të ndërtojmë lidhje të forta, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ruajmë vlerat tona shpirtërore e kombëtare kudo që jemi.
Në këtë udhëtim të përbashkët, çdo takim është një mundësi për të mësuar, për t’u frymëzuar dhe për të forcuar themelet e unitetit mes nesh.

Faleminderit për ftesën dhe përkushtimin ndaj kësaj nisme të bekuar! Kënaqësi të kalojmë një mbrëmje të mbushur me vlera, reflektimi dhe vëllazërie dhe një falenderim për Imamin për mikëpritjen tejët miqësore, që njëkohësisht e përgëzoj për punën e tij dhe afërsinë me xhematin e tij.
Zoti e bekoftë këtë natë dhe të gjithë ata që kontribuojnë për bashkimin dhe forcimin e komunitetit tonë!