Gazetari dhe publicisti i mirënjohur
Ismet RASHITI, Bern
Kur politikanët e kanē humbur besimin dhe kanē zhvatur mjaft, brenda nẽ Kosovē, tani kanē vërshuar nē mërgatë që edhe këndej tē zhvasin sa të mundin, në emër emocioneve dhe mallit që ka mërgata për Atdheun e tyre!
Ani vinë nga pesë a giashtë, të gjithë me para të partive politike që i marrin nga taksapaguesit. Nuk ka asnjë shtet tjetër në botë që bënë fushata të tilla në një shtet tjetër!
Këto tubime skanë asnjë kuptim dhe asnjë efekt tjetër përpos si vizita turistike me para të taksapaguesve. Asnjëri prej tyre nuk vjen me para personale. Sot në botën e internetit, kur çdo lajm shpërndahet brenda një minuti, nuk ka asnjë kuptim të bëhen shpenzime të kota për tubime të tilla kaq të pakuptimta.
Partitë politike i kanë të gjitha mundësitë që mesazhet dhe programet e tyre elektorale ti percjellin përmes televizioneve tona nëse dojnë ti kursejnë mjetet financiare të taksapaguesve. Vizitat etilla përpos shpenzimeve të udhëtimit, ushqimit dhe hoteleve, shkaktojnë shpenzime e lodhje edhe tek bashkatdhetarēt, duke u bartur të njejtit njerëz nga një qytet në tjetrin me dëgjuar përrallat e “ Baba Dimrit”.
Përderisa “delegacionet “ nga Kosova lëvizin me para tē buxhetit, bashkatdhetarët tanë lëvizin dhe u paguajnë atyre me para tē djersës dhe xhepit. Kjo mē bënë të mendoj se politikës shqiptare nuk i ka mbetur asnjē pikë kredibiliteti! Kanë ikur kohët kur mërgata ka pasur nevoj për një letër përshëndetëse me ua sjellur pëllumbat!