Real Madridi pa ndonjë problem i ka shkaktuar humbje të thellë (3:1) Manchester Cityt, duke u kualifikuar në të tetën e finales së Champions League.
Madrilenët edhe përballjen e parë e fituan me 3:2 në stadiumin “Etihad” duke u kualifikuar me rezultat të përgjitshëm 6:3. Kampioni në fuqi i Evropës e ka dominuar takimin ndaj skuadrës së Pep Guardiolës. Në minutën e 4-të, Kylian Mbappe nga 16 metra e me mjeshtri parabolloi portierin e Cityt, 1:0. Kylian Mbappe, një “mace e zezë” për Manchester Cityn, mashtroi një mbrojtës dhe nga afërsia shtoi eprësinë në 2:0 në minutën e 33-të..
Në minutën e 61-të, Kylian Mbappe kompleton het-trik-un, futet në 16-sh, me goditje të fortë nga 15 metra e përtokë në këndin e djathtë, 3:0.
Në minutën e 90+2, Nico ngushtoi humbjen në 3:1.
PSG e ka deklasuar me rezultat 7:0 Brest-in.
Parisienët edhe takimin e parë e fituan me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 10:0 shkojnë më tej.
Golat i realizuan Barcola (20’), Kvaratskhelia (39′), Vitinha (59′), Doue (64′), Mendes (69’), Ramos (76’) e Mayulu (89’).
PSG fiton thellë
90′ Minuta e fundit.
86′ Mayulu realizon për 7:0.
Ndeshjet
PSG – Brest 7:0 (3:0)
PSV – Juventus 2:1 (1:2)
Real Manchester City 3:1 (3:2)
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para
82′ Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.
76′ PSG – Brest 6:0, Ramos shënon për 6:0.
74′ PSV sërish shënon, falë golit të Saibarit.
72′ Ndeshje të mira.
69′ Mendes thellon rezultatin 5:0 të PSG-së.
65′ Weah shënon për Juventusin.
64′ PSG nuk ka të ndalur, Doue shënon për 4:0.
61′ Reali afër kalimit në të tetën e finales.
60′ Kylian Mbappe futet në 16-sh, me goditje të fortë nga 15 metra e përtokë në këndin e djathtë, 3:0.
59′ Vitinha thellon epërsinë e skuadrës PSG, 3:0.
56′ PSG veç ka siguruar kalimin më tej.
53′ Perishiç realizon për epërsinë e PSV-së ndaj Juventusit.
48′ Manchester City synon përmbysjen në pjesën e dytë.
Përfundojnë pjesët e para.
44′ Minutat e fundit të pjesës së parë.
42′ Reali po tregon fuqinë e kampionit të Evropës.
39′ Kvaratskhelia realizon. PSG thellon epërsinë në 2:0.
37′ Reali komod.
34′ Pak gola deri me tash në tre ndeshje.
33′ Kylian Mbappe, një “mace e zezë” për Manchester Cityn, 2:0.
31′ Mbappe është shumë i rrezikshlm për kampionin e Anglisë.
27′ Presion i madh të skuadra e trajnerit Pep Guadiola.
23′ Real kërkon golin e radhës dhe të qetësisë.
20′ PSG avancon duke iu falënderuar golit të futbollistit Barcola.
19′ Manchester City nuk po kalon formë të mirë dhe humbja në ndeshjen e parë me 3:2, kjo i jep edhe më shumë presion.
17′ PSG ka qetësinë, Reali po sulmon ndaj Cityt.
15′ Ndeshje të mira.
10′ Manchester City në presion.4′ Kylian Mbappe kalon në epërsi Realin! Manchester City është i shokuar.3′ Manchester City është në presion.
1′ Ndeshje të forta priten.
Gjithçka gati.
Dortmundi kualifikohet në të tetën e finales së Champions League
Dortmundi sonte ka luajtur me komoditet falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3:0 në Lisbonë ndaj Sportingut.
Ballafaqimi i sotëm mes Dortmundit dhe Sportingut mbyllet pa fitues (0:0).
Megjithatë skuadrës gjermane i mjaftoi barazimi për kalimin në të tetën e finales së Champions League.
Futbollisti i Dortmundit, Guirassy, dështoi nga penalltia në minutën e 59-të.
Skuadra e Sportingut nuk ka mundur të bëjë asgjë në ndeshjen e kthimit në kuadër të play-off-it. / K.Goca