Me të kaluar data 28 nëntor, pushteti serb e kësaj here përmes mediave ka filluar të shkruaj kundër drejtuesit të PDSH-së, njëherit zv.kryetar i Komunës së Preshevës, Prof.dr.Ragmi Mustafa.
Shteti serb sot tregoi dhëmbët e tij duke publikuar në portalin “Novosti” të datës 29.11.2024 në orën 10:47 pikrisht në rubrikën “Vesti” – “Politika” një shkrim drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptarit duke përfshi edhe kryesinë e saj në lidhje me ditën e krenarisë së shqiptarëve kudo ku janë, 28 Nëntorin. Me këtë shkrim të publikuar tentohet që të disciplinohet kryetari i PDSH-së politikisht bashkë me anëtarsinë e kryesinë e saj në mënyrë që të duam shtetin serb nëse jo më shumë se shtetin amë Shqipërinë së paku po aq sa edhe ate.
Ky shkrim me këto mesazhe nuk është punë gazetarësh por e shërbimeve të superspecializuara serbe sepse foto e postuar në këtë shkrim dje e shkrepur në dritaren e objektit të komunës është përtej profesionale dhe po këtë foto nuk e kanë në fotoaparatet e tyre asnjë nga aktivistët e PDSH-së dhe PVD-së që shkrepnin foto nga poshtë oborrit. Foto e shkrepur është nga niveli i njetë i lartësisē së dritares ku kemi vendosur Flamurin Kombëtar në krahasim me rrafshin e tokës-oborrit të objektit.
Nga ana tjetër, në shkrim përfshijnë dhe familjar të kryetarit tê PDSH-së (Ragmi Mustafa), fjala është për vajzën që punoi vetëm dy muaj e gjysëm me kontratë në shtëpinë e shëndetit sepse konkuroi në konkurs e më në fund edhe ajo ishte doktor i mjekësisë së përgjithshme.
Për dijeninë e këtyre të brengosurve në lidhje me doktoreshën se qenka e punësuar në institucion shtetëror, po sot ora 14:00 nga ky institucion shëndetësor ka pranuar dokumentin se i ka mbaru kontrata dhe NUK i vazhdohet tutje. Që nuk ka ndodhur me të gjithë tjerët që kishin pasur kontrata të ngjajshme. Uroj të kënaqeni tani sepse vetëm albanofobët prodhojnë situata të tilla sociale e me këtë kënaqen e dëfrehen.
Me forma të tilla, NUK arrini kurrë të nënshtroni, gjunjëzoni, përvetësoni apo edhe tjetërsoni dinjitetin tim, e as të fëmijëve e familjes time o ju albanofob. Ky shtet, kidnapoi dhe humbi gjurmët dhe eshtrat edhe të gjyshit (baba Sul) pas luftës së dytë botërore por edhe stërgjyshit (baba Taf) pas luftës së parë botërore e që nuk u gjetën kurrë as të gjallë e as të vdekur! Ka më shumë se një shekull përpjekje të shtetit serb të vazhdoj shkatrrimin e familjes Mustafa njëlloj si të shumë e shumë familjesh tjera shqiptare kudo ku ishin nē trojet autoktone shqiptare në kohë të ndryshme.
Do të qëndrojmë vertikalisht pa u përkulur para askujt, para asnjē albanofobi, përpara kujdo agresori e keqëbërsi. Nuk dorëzohemi asnjëher por në vijimësi do të kërkojmë të drejtën tonë politike për të qenë të lirë me gjuhë e flamur e aq më tepër realizimin e amanetit politik të sa e sa gjeneratave shqiptarësh për ribashkim me Kosovë. RM Linku i shkrimit albanofob është si vijon: