Kosova ime e dashur, atdheu im i vetëm, sot festojmë 17 vite liri dhe pavarësi, 17 vite krenari dhe ëndrra të realizuara. Rrugëtimi yt ka qenë i vështirë, por kurrë nuk u ndale, sepse zemrat e bijve të tu rrahin fort për ty.
Le të jetë kjo ditë një kujtim i sakrificës, guximit dhe krenarisë së një populli që luftoi për lirinë dhe dinjitetin e tij. Uroj që Kosova të vazhdojë rrugën e saj drejt zhvillimit, unitetit dhe mirëqenies, duke qenë gjithmonë një vend i shpresës dhe mundësive për të gjithë qytetarët e saj. Uroj që gjithmonë të jesh e lirë, e fortë dhe e begatë!
Qofsh gjithmonë drita dhe shpresa e çdo shqiptari! Lavdi të rënëve për liri dhe urime të përzemërta për çdo zemër që rrah për Kosovën! GËZUAR PAVARËSINË, KOSOVË!
Me respekt, Fehim Abazi