/ Nga Lulëjetë DRAGIDELLA, Zvicër
ÇFARË KA KJO TOKË
(Himni i Kosovës)
Ç`magji ka kjo Tokë
Ç`energji ka ky Dhe
Ku sapo e shkel
E ndjen nga të rrënqethurat
Që të rrëmbejnë
Ç`aromë ka kjo tokë
Ku edhe symbyllas
Ia qëllon se ku je
Dhe e ndjen që të përket
Dhe e ndjen që i përket
Po, kjo tokë ka aromë
Që të magjeps
Që të emocionon
Po i bane hile
Edhe të mallkon
Pra përkulju me modesti
Me dinjitet
Sado e vogël
Dhe e madhe që është
Unë, asnjëherë nuk e mata
Për nga madhësia
Nga malli që më godet
E që më therr në gjoks
E mata për nga madhështia
Lulëkuqet i kemi dëshmi
Dëshmi të kësaj madhështie
Aq të lavdishme e heroike
Aq të ëmbëla dhe nostalgjike
Si album të kujtimeve
Ç`magji ka kjo Tokë
Ç`energji ka ky Dhe
Kosovë
Besom
Edhe symbyllas të gjej.