Nga Gëzime ABDULLI
Dritë e bardhë në oborr
Ishin yje në mes të ditës
Kishin ndjenja të përziera të gjithë
Për ditën e madhe të shumëpritur
Shpresë, dashuri, lumturi
por edhe pak frikë u shihej në sy
Sa më shpejt donin emrin e tyre
ta dëgjonin nga unë
jo se nuk e dinin që po i priste shumë punë
Të dashur, të pafajshëm, të ndarë
nuk e kishin të qartë sa shumë rrezikuan
edhepse, ndoshta, mësuesen kurrë nuk e kishin parë
plane me mua kishin krijuar
Viti i parë i gjeti me maskë në gojë
e unë, ashtu, gjithmonë kam për ti parë
se kujtimi i kohës atë foto ruan në e-ditar
Ju u bashkuat një vit më pas
duke u çuditur befas: ‘paska ardhur një i ri në klasë!’
rrugëtim i vështirë, i gjatë, me sfida
por ia vlejti çdo minutë e investuar për ju
se jetën ma bëtë të vlefshme, të bukur
e bashkë erdhëm ‘në fund’, ja këtu.
Jeni aq të çiltër, të ndërgjegjshëm e të zgjuar
ju jeni vet gëzimi i shtëpisë
kurse për mua do mbeteni gjithmonë
sinonimi i lumturisë.